Moderatori Adi Krasta është njohur si kritikues i qeverisë Rama ditën e sotme ka habitur të gjithë për shkak se u ka bërë thirrje “live” në emision gjirokastritëve që të votojnë Blendi Çuçin i cili është kandidat i PS.
Ish- ministri i Shtetit për Çështjet Vendore njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit Blendi Çuci ka qenë i ftuar në emisionin e “Diell” të Adi Krastës i cili pas deklaratës së moderatorit ka treguar eksperiencën e tij politike në PS.
Deklarata e Krastës është bërë në fund të bisedës ku tha “Jepjani votën pa menduar dy herë Bledi Çuçit pasi është korrekt, rezultativ dhe i ndershëm”.
Kjo deklaratë e Krastës ka habitur habitur sepse ai njihet si një nga kritikët e qeverisë Rama.