Administrata Biden sinjale pozitive për Ballkanin, sekretari amerikan: Duartrokas punën e bërë nga Trump, do ta shtyjmë Kosovën përpara

Publikuar tek: bota, më 23:55 19-01-2021 Administrata Biden sinjale pozitive për Ballkanin, sekretari amerikan: Duartrokas punën e bërë nga Trump, do ta shtyjmë Kosovën përpara Anthony Blinken

Sekretari në ardhje pranë presidentit, Joe Biden, Anthony Blinken ka dhënë sinjale pozitive për rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.  

Për mediat vendase, Blinken ka folur për hapat që do të marrë Amerika në marrëdhëniet ndërkombëtare nën administratën e Biden.

Ndër të tjera, ai vlerësoi edhe punën e bërë nga administrata e Donald Trump.

"Asnjë parti nuk ka monopol në ide të mira. Të gjitha idetë e mira qëndrojnë. Të mundohemi të avancojmë sigurinë e popullit amerikan jashtë kufijve. Jam i gatshëm të bëjë këtë. Janë një numër i gjërave që ka bërë administrata Trump jashtë të cilat i mbështes.

“Duartrokas punën për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin. Ju përmendet edhe punën e kryer mes Kosovës dhe Serbisë. Duartrokas edhe atë dhe punën që është bërë. Presidenti në zgjedhje ka kaluar kohë të shumtë në këto shtete në të kaluarën. E kemi përmendur disa herë punën që duhet bërë për të çuar Kosovën përpara, dhe me shpresë, edhe Serbinë. Dhe sigurisht të bëjmë aleatët që të investohen më shumë. Në fund, dua të shtoj se presidenti Trump kishte të drejtë që mori një qasje më të fortë ndaj Kinës”, përfundoi Blinken.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Senati beson te Giuseppe Conte, i jep 'dritë jeshile' për të formuar qeverinë e re në Itali
Në fjalën e lamtumirës, Presidenti Trump uron administratën e re »
Article Logic
Execution time: 0.013129949569702
array(1) { ["section"]=> string(139) "administrata-biden-sinjale-pozitive-per-ballkanin-sekretari-amerikan-duartrokas-punen-e-bere-nga-trump-do-ta-shtyjme-kosoven-perpara-235657" }