Trump tërhiqet formalisht nga Organizata Botërore e Shëndetit

Publikuar tek: bota, më 21:40 07-07-2020 Trump tërhiqet formalisht nga Organizata Botërore e Shëndetit Donald Trump

Administrata e Trump ka njoftuar Kongresin dhe Kombet e Bashkuara se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetit, i thanë CNN zyrtarë të shumtë. Një veprim ky që vjen pas një numri në rritje të rasteve me koronavirus në të gjithë Amerikën.

Senatori Robert Menendez, anëtari i lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit e bëri me dije lajmin sot, përmes një shënimi në twiiter.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit konfirmoi gjithashtu se "njoftimi i Shteteve të Bashkuara për tërheqjen, e cila hyn në fuqi më 6 korrik 2021, i është dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili është depozituesi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë".

Letra drejtuar OKB-së është shumë e shkurtër, rreth tre fjali, një burim i tha CNN. Megjithatë, ky burim paralajmëroi gjithashtu se ata nuk mund të konfirmojnë se panë versionin përfundimtar të letrës.

Ndërsa ligjvënësit nga të dy palët kanë cituar prej kohësh problemet sistematike me OBSH, shumë kanë denoncuar gjithashtu vendimin e Presidentit për t'u tërhequr gjatë një pandemie globale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094211101531982
array(1) { ["section"]=> string(88) "administrata-e-trump-fillon-terheqjen-zyrtare-nga-organizata-boterore-e-shendetit-213175" }