Administrata ende pa rrogat e dhjetorit, sarkazma e akademikut: Harruam t’i luteshim Babagjyshit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:20 10-01-2019 Administrata ende pa rrogat e dhjetorit, sarkazma e akademikut: Harruam t’i luteshim Babagjyshit Foto ilustruese

Ndërsa po vjen mesi i muajit të parë të vitit 2019, administrata shtetërore ende nuk ka marrë pagat e muajit dhjetor 2018.

Skandali që është bërë i përvitshëm tashmë, pas festimeve të fundvitit, prek mijëra mësues, shëndetësinë, Policisë së Shtetit dhe akademikë.   

Janë rreth 36 mijë mësues që ende nuk kanë marrë pagat e dhjetorit, ashtu si edhe ata të shëndetësisë e albanologjisë. Ministria e financave shpjegon se nuk ka asnjë vonese në kalimin e fondeve nga thesari, por ngërçi qëndron në faktin se institucionet kanë dorëzuar me vonesë listat e punonjësve.

Punonjësit e administratës ende nuk kanë marrë pagat edhe pse duhej t'i merrnin ato në datën 3 janar.

Në këtë mënyrë një pjesë e institucioneve midis të cilëve punonjësit e arsimit, albanologjisë apo të policisë ende nuk janë paguar për muajin dhjetor. Ministria e Financave sqaron se problemi ka ardhur nga vetë institucionet të cilat për shkak të pushimeve kanë dërguar me vonesë listën e punonjësve.

Ndërsa sqaron se thesari funksionon normalisht dhe nuk ka asnjë problem me kalimin e fondeve. Vonesa në kalimin e pagave për administratën është një problem që përsëritet thuajse çdo vit në Shqipëri në janar. Por gjatë këtij viti problemi qëndron edhe në faktin se Ministritë e linjës nuk kanë përcjellë ndarjen e detajuar të buxheteve të tyre, çka pengon hedhjen e rrogave të punonjësve.

Sipas sqarimit të ministrisë thesari i shtetit nis punën menjëherë pas pushimeve zyrtare ku edhe nis hedhja e pagesave. Dy ministritë që kanë institucionet më të shumta pa marrë ende pagat janë shëndetësia dhe arsimi, por kjo vjen edhe si rezultat i numrit të lartë të punonjësve që ata kanë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë bën me dije se në vend janë rreth 36 mijë mësues të cilët ende nuk kanë marrë pagat e dhjetorit ndërsa thekson se arsimtarëve nuk iu është dhënë asnjë shpjegim konkret.

Kjo situatë e rëndë për mijëra buxhetorë është përshkruar me sarkazëm nga njëri prej akademikëve që shkruan në profilin e tij në ‘Facebook’: ‘Një pakujdesi e vogël harrese në lutjet që i bëmë Babagjyshit në natën e ndërrimit të viteve po na kushton shtrenjtë: nuk na kanë ardhur ende pagat e vitit të shkuar...’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërpritet energjia elektrike, ja çfarë po ndodh me studentët e protestës në Fakultetin e Ekonomisë
E rëndë në Shkodër/ Pesha e borës shemb strehën e karburantit, vdes një person »
Article Logic
Execution time: 0.011550903320312
array(1) { ["section"]=> string(101) "administrata-ende-pa-rrogat-e-dhjetorit-sarkazma-e-akademikut-harruam-t-i-luteshim-babagjyshit-148266" }