Adoleshenti në depresion qëllon me armë 3 nxënës dhe mësuesen pastaj vetëvritet

Publikuar tek: bota, më 17:09 19-01-2017 Adoleshenti në depresion qëllon me armë 3 nxënës dhe mësuesen pastaj vetëvritet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shkollë private në qytetin meksikan të Monterrey ku 15-vjeçari, Federico Guevara qëlloi me armë 3 bashkëmoshatarë dhe mësuesen, pastaj u vetëvra.

Dy nxënës dhe mësuesja ndërruan jetë, ndërsa një tjetër ka marrë plagë të lehta, raporton Reuters.

Sulmi i tmerrshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë ku duket qartë i riu teksa i ka goditur me armë në kokë.

Mësohet se 15-vjeçari, Federico Guevara vuante nga depresioni. Guevara ka qenë i ulur në një cep të klasës dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në kokë. Dy nga viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Disa minuta më vonë 15 vjeçari ka qëlluar në drejtim të vetes.

Videon mund ta shihni në linkun origjinal: http://www.reuters.com/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011323928833008
array(1) { ["section"]=> string(85) "adoleshenti-ne-depresion-qellon-me-arme-3-nxenes-dhe-mesuesen-pastaj-vetevritet-66040" }