Po ecte me flirte, batuta e shaka miqësore një komunikim në ‘’Facebook’’ i një adoleshenteje nga Fieri me një 38-vjeçar. Kishin disa ditë që shkëmbenin edhe komunikim me përmbajtje seksuale me njëri-tjetrin, deri sa adoleshentja zhgënjehet, mbahet peng dhe përdhunohet gjithë natën.
G.A e konsideronte të dashur, ndërsa Eduardo Hoxha jo. Ai përfitoi ta bindte që të dilte natën nga shtëpia, për ta pritur poshtë pallatit me një shokun e tij me makinë, F.B 22 vjeç. Hoxha banon në fshatin Mbyet, shoku i tij në Fier, raporton ‘’Panorama’’.
Pasi vajza hipi me ta në makinë, të tre u nisën në drejtim të një zone të izoluar. Ata udhëtonin natën, drejt një zone të izoluar. Aty ka ndodhur edhe përdhunimi i saj, përgjatë të gjithë natës.
Dy djemtë kryen seks në grup me adoleshenten.
“Kanë abuzuar me mua gjithë natën, pa dëshirën time’’, mësohet se ka thënë vajza. Dy djemtë akuzohen për ‘’marrëdhënie seksuale me shunë me të mitur’’ dhe ‘’heqje e paligjshme e lirisë’’.