"Adria Airways" me probleme financiare, pezullohen udhëtimet për sot dhe nesër (NJOFTIMI I KOMPANISË)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 24-09-2019

Kompania e fluturimeve "Adria Airways" njoftoi mbrëmjen e djeshme, pas mesnate, “ndalimin e përkohshëm të fluturimeve, për datat 24-25 Shtator 2019”.

Pezullimi i fluturimeve vjen për shkak të problemeve financiare, me të cilat kompania ka disa kohë që po përballet.

“Adria Airways njofton se, që prej orës 23:30 (LT), të datës 23 shtator 2019, do të ndërpres përkohësisht të gjitha fluturimet (e martë, 24 shtator dhe e mërkurë, 25 shtator) në të gjitha bazat e saj (Lubjanë, Prishtinë, Tiranë).

Vendimi për të ndaluar përkohësisht fluturimet, vjen si pasojë e pasigurisë aktuale për të siguruar të ardhura, që kompania ajrore ka nevojë për të vijuar operimin e mëtejshën të fluturimeve. Në këtë pikë, kompania është duke kërkuar intensivisht zgjidhje, në bashkëpunim me investitorë të mundshëm. Qëllimi jonë i përbashkët është që Adria Airëays të fluturojë përsëri dhe që ndërprerja e operimeve është me të vërtetë e përkohshme”, theksohet në njoftimin e agensisë së udhëtimit.

Kompania në njoftimin e saj jep dhe udhëzimet për pasagjerët që parashikonin të fluturonin me këtë kompani dhe i këshillon ata të kontrollojnë, se cila është kompania ajrore me të cilën ata do të udhëtojnë, para se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airëwys, atëherë të kontaktojnë menjëherë zyrat e shitjeve ku kanë blerë biletat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066297054290771
array(1) { ["section"]=> string(103) "adria-airways-me-probleme-financiare-pezullohen-udhetimet-per-sot-dhe-neser-njoftimi-i-kompanise-179582" }