Adriatik Alimadhi vetëofrohet te PS: Për të mirën e Shqipërisë jam gati të bëj pakt me Ramën, PD ka lëvizur nga e djathta

Publikuar tek: politike, më 19:18 27-10-2020 Adriatik Alimadhi vetëofrohet te PS: Për të mirën e Shqipërisë jam gati të bëj pakt me Ramën, PD ka lëvizur nga e djathta Adriatik Alimadhi

Kryetari i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë.

Ai tha se nuk ka dahsur të shitet te asnjë parti, ndërsa shtoi se nëse  bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve është gati të bëjë pakt edhe me djallin.

"Jam kundër ndryshimeve në Kod Zgjedhor.  Lëvizjet në sistem se dëmtojnë Ballin Kombëtar. Per ndryshimet në Kushtetutë unë kam votuar kundër. Nuk shkon kjo pyetje sepse smë lidh asgjë me të majtën kam dashur disa herë të jap sinjale për këtë politikë. Mund të dija të shkoja dhe në një subjekt tjetër por kam zgjedhur të vazhdoj traditën e të parëve të mi. Skam zgjedhur të shitem se po të ishte kështu do e kisha bërë mirë e bukur.

Ka një gjë se si  e majtja dhe e djathta. Kam dashur të jap një sinjal politik se nëse  politika do të mbajë ballin kombëtar jam i  gatshëm të bëj bashkëpunim për të mirën e qytetarëve dhe me djallin. Edhe me të djathtën. Nëse duhet për të mirën e Shqipërisë mund ta bëj këtë bashkëpunim dhe me të majtën. Nëse Edi Rama na ndjek i them se jam gati ta bëj këtë", tha Alimadhi.

Për sa i përket opozitës, ai deklaroi në Report Tv se ka lëvizur nga e djathta dhe ka shkuar në qendër, duke iu referuar edhe partive të reja të krijuara nga deputetë si topalli apo Murrizi.

"Unë nuk dua dhe skam dëshirë të futem në idetë dhe mendimet se çfarë bëjnë partit e tjera. E djathta në shqipëri është goditur dhe bvahzdon të goditet. PD ka bërë gabim. Duhet të kishte bërë kujdes në përzgjedhjen  e elementëve. E djathta është goditur nga elementë të caktuar.

Lëvizjet politike çfarë sollën në Shqipëri gjatë kohës që morëm mandatin. PD LSI me një bashkëpunim të ngushtë me njëri tjetrin. E majta dominon në institucione në kocept.  PD ka larguar pak  të djathtën dhe është afruar në qendër. Opozita e atëhershme që doli përballë komunizmit, mendoj se nuk janë trajtuar si duhet por ne do të ishim një zë në PD ndoshta për të dhënë dhe ide. Shqipërisë i mungon një alternativë e duhur kombëtare. Ka filluar të zgjohet faktori kombëtar. Sepse ka filluar ti japë shkëndijat e para pavarësia e Kosovës", tha Alimadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Monika nuk e di akoma që Paskuqani është bashki tjetër’, Veliaj: Nëse Kryemadhi me Bashën kanë bërë një punë në Tiranë, unë jap dorëheqjen
E hoqën nga listat për deputetë, Salianji nis fushatën nga Korça: Në 25 prill do sjellim ndryshimin »
Article Logic
Execution time: 0.01210618019104
array(1) { ["section"]=> string(126) "adriatik-alimadhi-veteofrohet-te-ps-per-te-miren-e-shqiperise-jam-gati-te-bej-pakt-me-ramen-pd-ka-levizur-nga-e-djathta-225405" }