“Prokuroria e Përgjithshme mund të jetë drejtuar nga një kryeprokuror pa shkollë të mesme”, kjo është deklarata e fortë që ka bërë gazetari Artan Hoxha, i cili tha se ka informacion se verifikimet po vijojnë.
Sipas Hoxhës, në shkollën e mesme ku ka përfunuar ish kryeprokurori Adriatik Llalla, ekziston numri i tij i amzës, por jo lista e notave.
"Një nga detajet që është duke hulumtuar komisionet e vettingut, është fakti që Shqipëria ka pasur një prokuror që ia dimë shkollën e lartë po nuk e dimë ku e ka bërë shkolën e mesme. Në shkollë rezulton numri i amzës, por nuk gjenden regjistrat mësimorë. Vendi i dytë u gjendet ëhstë fakulteti i shkollës së lartë, në sekretari kanë shkuar dhe nuk e kanë gjetur dosjen. Dyshohet që Shqipëria ka pasur për 5 vjet një kryeprokuror që nuk ka bërë shkollën e mesme”, tha Hoxha në emisionin “Java”.