Aeroplanët britanikë hedhin në erë dhjetëra militantë të ISIS-it të fshehur në tunele

Publikuar tek: bota, më 07:13 10-11-2017 Aeroplanët britanikë hedhin në erë dhjetëra militantë të ISIS-it të fshehur në tunele

Dhjetëra zyrtarë të lartë të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të kryera nga ushtria britanike, të cilët bombarduan tunelet dhe komplekset në të cilat ata strehoheshin.

Aeroplanët luftarakë britanikë arritën të lokalizojnë pozicionet e ISIS-it në pjesën lindore të Sirisë, të cilët i bënë shkrumb e hi me bombat që i lëshuan, shkruan Telegrafi.

Ishin pikërisht aeroplanët e tipit Tornado, që arritën të neutralizojnë një grup të terroristëve që tash e shumë vite po terrorizojnë civilë të pafajshëm.

Bombat të cilat u përdorën në këtë sulm janë projektuara që të shpërthejnë nën tokë dhe të krijojnë një top të madh të zjarrtë, me qëllim që ata që janë fshehur nëpër bunkerë të mos kenë asnjë gjasë t’i shpëtojnë.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, grupi terrorist kishte vërejtur se aeroplanët po u afrohen dhe disa prej tyre kishin dalur nga bunkerët dhe kishin filluar të vrapojnë, duke shpresuar se do t’i shpëtojnë vdekjes. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Familja shqiptare i shpëton dëbimit nga Gjermania falë ndërhyrjes së senatorit të Berlinit
Trondit presidenti filipinas: Kam vrarë dikë kur isha 16 vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.010463953018188
array(1) { ["section"]=> string(91) "aeroplanet-britanike-hedhin-ne-ere-dhjetera-militante-te-isis-it-te-fshehur-ne-tunele-99028" }