Aeroportet në vend, Balluku: Në Vlorë do të bëhet ai kryesori, Saranda vetëm në periudhën prill-tetor!

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 22-10-2020 Aeroportet në vend, Balluku: Në Vlorë do të bëhet ai kryesori, Saranda vetëm në periudhën prill-tetor! Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ka cilësuar projektin ndërtues të aeroportit të Vlorës si një ndër investimet më të mëdha të qeverisë shqiptare.  

Në emisionin ‘Ilva Now" në ‘Euronews Albania’, Balluku u shpreh se do të jetë ky aeroporti më i madh i vendit, çka rrjedhimisht do të ishte edhe më kryesori në Shqipëri, duke lënë pas atë të Rinasit.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve. Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do t’i shërbejë sektorit të turizmit. Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin. Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”, përfundoi Balluku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali e akuzoi publikisht, Berisha bën ‘të paditurin’: Nuk e dija se Remzi Hoxha ekzistonte mbi dhé
Curri: Shqiptari i Kosovës le të ketë vrarë 100 veta, e meriton nënshtetësinë, i huaji jo »
Article Logic
Execution time: 0.011074066162109
array(1) { ["section"]=> string(105) "aeroportet-ne-vend-balluku-ne-vlore-do-te-behet-ai-kryesori-saranda-vetem-ne-periudhen-prill-tetor-224789" }