Aeroporti i ri në Vlorë, Gjiknuri: I domosdoshëm nga kërkesat për charter, 1 mijë të punësuar të përhershëm

Publikuar tek: ekonomi, më 11:30 30-01-2018 Aeroporti i ri në Vlorë, Gjiknuri: I domosdoshëm nga kërkesat për charter, 1 mijë të punësuar të përhershëm

Ministri i Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri e ka cilësuar të domosdoshëm ngritjen e aeroportit të ri në Vlorë, jo vetëm si një mundësi e mirë për ekonominë e jugut të vendit, por edhe për shkak se sipas tij Rinasi nuk e ka kapacitetin e mjaftueshëm për të përballuar kërkesat në rritje nga vizitorët në Shqipëri.

I pranishëm në komisionin për Ekonominë dhe Financat, Gjiknuri tha se janë dysfishuar kërkesat për uljen e charter-ave nga Londra, Praga e shtete të tjera të mëdha dhe se aeroporti i ri do të mundësonte më shumë hapësira ajrore.  

“Në 2020-ën ky numër do të arrijë në 2700 vizitroë dhe kapaciteti i Rinasit është i pamjaftueshëm për t’i përballuar. Aeroporti i ri sjell përfitime në turizëm jo vetëm për Vlorën, Fierit, Beratit, por gjithë destinacionet turistike të jugut. Kemi patur një fluks të shtuar të charter-ave, nga Praga, Londra dhe përdorimi i hapësirës ajrore është dosmosdoshmëri nga ngritja e një aeroporti të ri. Nga ana ligjore propozimi është i mbështetur në Kushtetutë, cdo gjë do nisë në kuvend, ndaj kërkojmë autorizimin për të negociuar interesat më të mira të vendit”, tha Gjiknuri.

Po ashtu, ministri sqaroi se me ngritjen e këtij projekti do të jetën të punësuar edhe 1 mijë persona të përhershëm në aeroport.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070619583129883
array(1) { ["section"]=> string(111) "aeroporti-i-ri-ne-vlore-gjiknuri-i-domosdoshem-nga-kerkesat-per-charter-1-mije-te-punesuar-te-perhershem-108455" }