Aeroporti i Rinasit, Balluku: 'Ka emrin Nënë Tereza, por ka cënuar xhepat e shqiptarëve'. Rama: 'Tmerri i çmimeve do marrë fund në planin afatgjatë'

Publikuar tek: politike, më 18:39 16-09-2019 Aeroporti i Rinasit, Balluku: 'Ka emrin Nënë Tereza, por ka cënuar xhepat e shqiptarëve'. Rama: 'Tmerri i çmimeve do marrë fund në planin afatgjatë'

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sulmon sërish Aeroportin e Rinasit, duke thënë se “ka cënuar xhepat e shqiptarëve”.

Nga Vlora, ku u prezantua projekti për aeroportin në këtë qytet, Balluku tha se Aeroporti i Rinasit ka cënuar edhe sigurinë.

“Aeroporti i Tiranës nuk mban një emër të mirë. Mban emrin e Nënë Terezës por i ka cënuar xhepat e shqiptarëve, ka cënuar disa herë edhe sigurinë. Kemi marrë masa. Presim të na paraqiten ndryshimet për dy vitet e ardhshme”, u shpreh Balluku.

Lidhur me çmimin e kripur të biletave të avionëve, kryeministri Edi Rama tha se situata do lehtësohet, por në një plan afatgjatë.

“Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund njëherë e mirë. Kjo do të kërkojë kohë dhe durim në planin afatmesëm, ndërsa në planin afatgjatë do të ndryshojë. Me rënien e monopolit të Aeroportit të Rinasit, me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe Vlorës, do të ketë shumë zgjedhje dhe mundësi”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024846076965332
array(1) { ["section"]=> string(146) "aeroporti-i-rinasit-balluku-ka-emrin-nene-tereza-por-ka-cenuar-xhepat-e-shqiptareve-rama-tmerri-i-cmimeve-do-marre-fund-ne-planin-afatgjate-178681" }