Aeroporti i Vlorës, RAMA i befason të gjithë: Kemi gati projektin, nesër prezantimi (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 15-09-2019 Aeroporti i Vlorës, RAMA i befason të gjithë: Kemi gati projektin, nesër prezantimi (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria shqiptare ka gati projektin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Nëpërmjet një postimi nga profili i tij në Facebook, Rama saktëson se projekti i shumëpritur për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës është përpiluar nga studioja ‘’ARCHEA’’.

Paraqitja e projektit të Aeroportit të Vlorës do të bëhet nesër në orën 17:00 në qytetin bregdetar.|


Postimi i Edi Ramës:
GATI PROJEKTI PER AEROPORTIN NDERKOMBETAR TE VLORES

Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtëpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar.

Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike.

Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023380041122437
array(1) { ["section"]=> string(95) "aeroporti-i-vlores-rama-i-befason-te-gjithe-kemi-gati-projektin-neser-prezantimi-e-plote-178531" }