Aeroporti i Vlorës, Rama: Ka shprehur interes kompania që po ndërton aeroportin më të madh në botë, Erdogan po merrret personalisht

Publikuar tek: politike, më 00:31 25-02-2017 Aeroporti i Vlorës, Rama: Ka shprehur interes kompania që po ndërton aeroportin më të madh në botë, Erdogan po merrret personalisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten nga Vlora se, “askush nuk do ta ndal Vetingun dhe reformën në drejtësi”, ndërsa solli në vëmendje projektin e Lungomares, si shembull që dëshmon se si drejtësia e korruptuar pengon zhvillimin.

I ftuar në studion e një televizioni lokal në Vlorë, Kryeministri Rama foli përballë gazetarit Harilla Koçi për investimet e rëndësishme që do t’i japin një zhvillim tjetër Vlorës por edhe gjithë rajonit. Kryeministri u ndal te projekti i rrugës së lumit të Vlorës, Lungomarja si dhe projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Lidhur me procesin e Vetingut, Kryeministri u shpreh se “mund ta shtyjnë, ta vonojnë dhe pengojnë procesin, por nuk mundet dot askush ta ndal Vetingun”. “Vetingu do të bëhet. Nuk ka asnjë shans që këta gjykatës dhe prokurorë që pengojnë pjesën e ndershme të gjykatësve dhe prokurorëve ta ndalojnë procesin. Duhet të çlirojmë gjykatësit dhe prokurorët e aftë dhe me integritet që të bëjnë punën e tyre dhe duhet të shporrim ‘killerat’ e drejtësisë nga Pallati i Drejtësisë”, tha Rama.

Sipas tij, Lungomare është shembulli se si “vendimet e gjykatave cënojnë interesin publik”. “Është katastrofë ajo që kanë bërë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Është një histori krimi e papërshkrueshme dot me fjalë dhe unë nuk e kuptoj dot si mundet të vazhdojmë të jemi në një situatë ku opozita e vendit e quan normale që të shtyhet procesi i Vetingut. Natyrisht që ajo nuk e do fare Vetingun”, tha Rama, duke sjellë si shembull se si me një vendim gjykate, një karburant që ndodhej në gjurmën e Lungomares, nuk shpronësohej dot për interes publik.

Kryeministri u shpreh se ajo është një vepër e madhe nga pikëpamja financiare dhe një vepër e ndërlikuar nga pikëpamja teknike”. “Na dolën pronarët në det dhe na bllokuan punët. Ndaj duhet bërë  Vetingu, sepse Shqipëria nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur duke pritur të ndodhin krime të tjera në gjykata”, tha ai.

Duke u ndalur te kalbja e sistemit të drejtësisë, Kryeministri u shpreh se “ka qindra raste arrestimesh nga policia, që gjykatësit i kanë lënë të lirë, dhe ata kur kanë dalë kanë kryer të njëjtin krim mbi dikë tjetër”. “Si mundet ne ta çojmë Shqipërinë aty ku duam, çfarë reforme mund të bëjmë nëse nuk i garantojmë këto reforma me një sistem drejtësie? E përmenda Lungomaren si një nga shembujt, por shembujt janë pa fund. Të bllokosh Vetingun do të thotë të pengosh ekonominë dhe rritjen e mëtejshme të punësimit. Ka një pasiguri totale për investitorët për shkak të vendimeve të gjykatësve të korruptuar”, tha Rama.

Lidhur me aeroportin e Vlorës, Kryeministri u shpreh se ka një angazhim konkret nga grupi që ka ndërtuar aeroportin e tretë të Stambollit, aeroporti më i madh në Euro-Azi dhe ai grup ka shprehur interes për ndërtimin e një aeroporti rajonal në Vlorë. “Ne presim që ata të parashtojnë një projekt konkret për ndërtimin e këtij aeroporti që shkon paralel me krijimin e një linje të re ajrore. Aeroporti i Vlorës, do të jetë  jo vetëm për udhëtarët, por edhe me kargo. Do të kemi një linjë që të ketë qendrën në Shqipëri me avionë të rinj dhe çmime shumë më të arsyeshme se ato që shqiptarët paguajnë sot. Interesimi është shumë konkret dhe mundësia po ashtu. Kemi folur me presidentin turk Erdogan për të dyja këto projekte dhe ai kujdeset personalisht për t’i hapur rrugë këtyre dy investimeve. Ky aeroport nuk e përjashton aeroportin e Sarandës, që do të jetë një aeroport turistik”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025620937347412
array(1) { ["section"]=> string(134) "aeroporti-i-vlores-rama-ka-shprehur-interes-kompania-qe-po-nderton-aeroportin-me-te-madh-ne-bote-erdogan-po-merrret-personalisht-69876" }