Afër Krimesë, ku NATO me Rumunët, Britanikët e Amerikanët, i bëjnë karshillëk ajror Rusisë

Publikuar tek: bota, më 17:31 13-06-2017 Afër Krimesë, ku NATO me Rumunët, Britanikët e Amerikanët, i bëjnë karshillëk ajror Rusisë

Nga Mihail Kogalniceanu AirBase (MK Bazë Ajrore)

Anila Basha

360 kilometrat që ndajnë bazën ajrore Mihail Kogalniceanu (MK Airbase Romania) nga zona e nxehtë e Krimesë nuk janë asgjë për makinerinë gjigande të NATO-s, që sipas të dhënave të zyrtarëve të saj në zonë, kanë filluar patrullimet edhe përpara konfliktit.

Padyshim që konflikti mes Rusisë dhe Ukraninës intesifioi veprimet tona. Menjëherë u rrit prezenca e NATO-s me njerëz, por edhe me avionë, thonë zyrtarët e NATO-s.

Dhe ndonëse nuk ka gjendje lufte, pikërisht në MK Airbase, janë vendosur rumunët, si vendalinj, me avionet e tyre MIG, por të përforcuar që nga prilli 2017 edhe Royal Air Forcë, pra britanikët, me katër avionë të shpejtë e të fuqishëm Typhoon fighter.

try56u56u6u5u5u5u5u.jpg

Avioni rumun, AirForce

Në demonstrimin përpara gazetarëve, Komandanti anglez i Ekspeditës 135 Air Wing, Andrew Coe, përvecse tregon cdo anë të këtij avioni, thotë se misionet e tij nuk kanë të ndalur për të patrulluar zonën.

gyjutyju56uj6ju6kjklkl.jpg

Komandanti britanik, Andrew Coe

Eshtë Air Policing, thotë ai, duke treguar se katër Typhoon Fighter që kanë ardhur nga Britania, deri tani nuk kanë pasur asnjë incident, apo ndonjë mision gjuajtës kundër armikut, që në këtë rast, do të ishte Rusia.

A është kjo një bazë e NATO-s? Komandanti angles Coe, thotë se është një bazë ushtarake rumune. Por është edhe një bazë e NATO-s, përsa kohë që amerikanët dhe britanikët janë stacionuar aty që prej kohës së krizës së Krimesë.

Qëllimi i patrullimeve dhe gjithë kësaj force është vendosja e kontrollit në një vend anëtar të NATO-s kur dihet fare qartë se 20 kilometra e ndajnë MK Airbase nga Deti i Zi.

Katër Typhoon Fighter janë edhe për të ruajtur, por edhe për të luftuar. Në disa raste janë ngritur në ajër për ti treguar armikut se janë duke patrulluar apo i janë afruar zonës ajrore të një vendi anëtar të NATO-s.

Komandanti Andrew Coe tregon se avioni menjëherë sapo merr sinjalizimin ngrihet për 10 minuta, ndërkohë që në rrugëtimin e tyre në patrullimin e zonës gjithmonë janë të shoqëruar nga dy MIG rumunë, të cilët po ashtu janë trajnuar nga Royal Air Force.

Kemi ardhur në prill 2017 pasi NATO kërkoi katër nga avionët me të shpejtë në botë në këtë zonë të rrezikshme. Zyrtarët e NATO-s kërkuan 4 Typhoon dhe ne kaq sollëm. E rëndësishme është që misioni vazhdon dhe askush nuk do të ndalet në misionin e ruajtjes së vendeve anëtare të NATO-s, thotë Andrew Coe.

ryu56u56u5u5u.jpg

Avionët britanik Typhoon

Air Policing, si koncept lindi që në kohën ndërmjet dy luftrave botërore, dhe fillimisht  me një rol tokësor patrullimi. Në 1961, gjatë luftës së Ftohtë, mori përmasa më të gjera kontrolli nga ajri mes dy blloqeve.

Sic sqarojnë zyrtarët e NATO-s, Shqipëria edhe pse vend anëtar i Aleancës që nga viti 2009, nuk ka mundësinë dhe kapacitetin në avionë për të kryer procedurën e Air Policing. Ndaj, herë pas here, këtë detyrë e kryejnë avionët Italianë dhe ata nga Greqia sipas akordeve të vendosura nga vendet.

Duhet përmendur fakti se nuk është vetëm Shqipëria që nuk e ka një mundësi të tillë. Edhe vendet baltike, Estonia, Letonia, Lituania dhe Sllovenia që hynë dekadën e kaluar si vende anëtare të NATO-s nuk e kanë këtë mundësi.

 

Rumunët, mes Ujkut dhe Luleve

Një ujk qëndron në fund të bishtit të avionëve MIG të forcave ajrore rumune. Eshtë emri i brigadës sonë të pilotëve të avionëve MIG, shpjegon koloneli Daniel Moise i forcave rumune. Ai tregon për bashkëpunimin me forcat ajrore britanike dhe thotë se eksperienca e tyre, por edhe rreziku që qëndron te dera e një vendi anëtar të NATO-s, i ka shtyrë Rumunët, por edhe vetë Aleancën të ndërmarrë misionin e ruajtjes së kufirit, zgjerimit të misionit , duke e konsideruar jo vetëm një bazë rumune, tashmë që edhe amerikanët edhe britanikët janë vendosur aty me kohë të plotë, deri në një vendim të dytë të Aleancës.

67i67i7i7lll.jpg

Avion i forcës ajrore rumune

Ujku është simboli i skuadrës sonë. Kjo tregon forcën e një ushtari rumun, që nuk do të dorëzohet, që nuk do të lërë kurrë detyrën e tij, pavarësisht rrezikut që ka përpara. Sa i përket lules që ju shihni në cdo MIG, ajo është një lule shumë rezistente e kësaj zone. Ka ekzistuar që mijera vite më parë, atëherë kur ekzistonte Perandoria Romake. Eshtë lulja e rezistencës. Nuk ka asnjë rëndësi nëse bie apo nuk bie shi, nëse ka ose jo diell përvelues, nëse për të jetuar një lule e tillë duhet të ujitet. Nuk ndodh një gjë e  tillë me këtë lule. Ajo reziston dhe lulëzon në cdo lloj kohe, sqaron për newsbomb.al koloneli rumun Daniel Moise.

tru5u56u6u6u6u6.jpg

E sa për rrezikun në zonën e Krimesë, ai thotë se nuk ka pasur nevojë që të qëllojnë armikun, por ka pasur shumë raste që kanë marrë sinjale se në hapësirën ajrore rumune kanë patrulluar avionë të tjerë.

Jemi ngritur dhe kemi shkuar në vend për 10 minuta. Kaq është koha që na duhet në këto distanca. Gjithcka fillon sipas protokolleve me lajmërimet se dikush ka shkelur vijën ajrore të një vendi anëtar të Aleancës. Dhe sa herë i kemi paralajmëruar,janë larguar. Por nëse do të ndodhte që të vazhdonin përpara, po, ne kemi për detyrë që të qëllojmë, thotë në mënyrë konkrete Daniel Moise.

rty45y555555.jpg

Koloneli rumun, Daniel Moise

Baza dhe amerikanët

Amerikanët te kjo bazë kanë bërë një qytet krejt të ri. Edhe pse gazetarë të dërguar nga NATO, çarmatosja është që në hyrje të bazës së tyre e sduan tia dinë. Ata kanë vendosur gjithcka tokësore aty, madje makineri te rënda lufte e deri tek tanket. Por gjithcka që ndodh aty brenda është  aty, dhe askush nuk ngatërrohet.

Padyshim ka një kordinim perfekt të të gjithë këtij misioni nga qendra që gjendet në Gjermani. Dhe deri tani, sikurse u tha, kjo kishte të bënte vetëm me Air Policing, patrullimin nga ajri të një vendi anëtari të NATO-s.

Për të shkuar deri në zonë, u deshën dy orë udhëtim nga CINCU ku po zhvillohet stërvitja e radhës e NATO-s Noble Jump 2017, me një avion ushtarak të forcave ajrore rumune. Pjesë e Noble Jump 2017, është edhe Shqipëria, me komandën e saj COBRA prej 148 forcash.

{gallery}Nato-Noblejump{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013940095901489
array(1) { ["section"]=> string(93) "afer-krimese-ku-nato-me-rumunet-britaniket-e-amerikanet-i-bejne-karshillek-ajror-rusise-82343" }