Afera CEZ-DIA, Newsbomb.al zbardh dëshminë e ish-drejtorit të CEZ: Ja njeriu që më prezantoi me Ismailajn

Publikuar tek: aktualitet, më 10:48 08-09-2015 Afera CEZ-DIA, Newsbomb.al zbardh dëshminë e ish-drejtorit të CEZ: Ja njeriu që më prezantoi me Ismailajn

Zbardhen të tjera fakte dhe dokumente që rëndojnë pozitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e CEZ-it dhe mbledhjes së borxheve.

Newsbomb.al ka siguruar dëshminë e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri Josef Hejsek dhënë në 26 tetor 2014, për gjyqin midis CEZ-it dhe DIA-as për mbledhjen e borxheve të kompanisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendoi në seancën e djeshme parlamentare se kryetari aktual i Kuvendit Ilir Meta ka influencuar në zgjedhjen e kompanisë për mbledhjen e borxheve duke u referuar deshmisë së Hajsek, pa e ditur se Ismailaj, e kishte prezantuar veten edhe si këshilltar dhe mik i zotit Berisha. Por rezulton krejt e kundërta. Berisha ka qenë në dijeni të plotë mbi të gjitha zhvillimet që po ndodhnin mes palëve (CEZ dhe DIA) për mbledhjen e borxheve.

Dëshmia

Por në fakt, në dëshminë e dhënë nga Josef Hejsek rezulton e kundërta. Ai jo vetëm ka dëshmuar se ka qenë ish-ambasadori i Shqipërisë në Pragë, zoti Qazim Tepshi që e ka prezantuar me Kastriot Ismailajn, (personin e akuzuar) por, thotë se së bashku kanë shkuar edhe në zyrën e kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha dhe zyrën e ish-kryetarit të ERE-s, zotit Bujar Nepravishta, ku ka qenë prezent dhe këshilltari i tij zyrtar Ahmeti, (sot kryetar i ERE-s).

“Qeveria shqiptare propozoi që të gjeja dikë që të kishte njohuri me botën e biznesit shqiptar. Zoti Tepshi, që ishte në atë kohë ambasador aktiv në Pragë, pas diskutimeve me ministrin e Punëve të jashtme (Ilir Meta) performoi në rolin e tij si këshilltar i qeverisë shqiptare në marrëveshjet me operacionet ndërkombëtare të CEZ-it në Pragë. Ai, rekomandoi zotin Kastiot Ismailaj si një mbledhës borxhesh të jashtme dhe e prezantoi atë si një aleat të ministrit të Jashtëm dhe të kryeministrit Sali Berisha. Kjo mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009”, pretendon Hejsek ne deklarimin e tij.

“Pas këtij procesi, unë kam hyrë në komunikim për çështjen. Zoti Tepshi më prezantoi me zotin Ismailaj në Tiranë si një person që kishte lidhje të mira dhe besimin e ministrit të Jashtëm. ''CEZ Shpërndarje'', e trajtoi zotin Ismailaj si një “kandidat” të qeverisë shqiptare për të mbledhur borxhet e vjetra të energjisë elektrike”.

Por nuk ndalet këtu Hajcek në dëshminë e tij. Ai, duke përmendur rolin e Ismailajt thotë se ky e prezantoi veten si një specialist të mbledhjes së borxheve dhe njohës të politikës dhe biznesit shqiptar. “Së bashku me zotin Ismailaj, gjithashtu takova zotin Nepravishta, kryetarin e ERE-s dhe këshilltarin ligjor në atë kohë, emri i të cilit ishte Petrit Ahmeti”, thotë për këtë çështje Hajcek.

Dyshimi

Në dëshminë e tij zoti Hajcek flet për hapat e mëvonshëm sesi kanë rrjedhur ngjarjet, ku ish-ambasadori Tepshi ka qenë shumë aktiv. Ndërkohë, ish-ambasadori Tepshi, ka qenë ambasador përpara se Meta të ishte ministër i Jashtëm. Ai ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë me ish-partinë e Genc Pollos dhe zoti Berisha e vendosi më pas ambasador. Në kohën e privatizimit të CEZ-it ka qenë ambasador në Pragë.

Zoti Hajcek përmend vjeshtën si kohën e negociatave dhe njohjeve aktive për zgjedhjen e kompanisë që do të mblidhte borxhet. Por nga sa rezulton, Ilir Meta, ka qenë në Pragë në dhjetorin e atij viti, në kongresin e Partisë Socialiste Evropiane, gjatë të cilës ka zhvilluar një takim dhe me ministrin e Jashtëm çek. Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryetari aktual i PS-së Edi Rama.

Zbardhja

Duket se historia e CEZ-it dhe DIA-s nuk përfundon këtu. Newsbomb.al ka siguruar dosjen e plotë dhe disponon faktet dhe dokumentet se një ish-kryeministër ka qenë realisht i përfshirë në këtë aferë. Dhe sipas dokumenteve, duket se ka përfituar shumën e 160 mijë dollarëve për punë të pakryera. Faktet që do të dalin në dritë më vonë, do të zbardhin të vërtetën për njohjet e ish-zyrtarëve të qeverisë Berisha dhe influencën e tyre për këtë çështje.

Por cila është arsyeja që Lulzim Basha po kërkon dorëheqjen e Metës? Duket se kryetari aktual i PD-së, duke dashur të godasë Ilir Metën, po godet në fakt ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe gjithë zyrtarët e PD së asaj kohe që kanë qenë të perfshirë në aferën CEZ-it e të emeruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

josok

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër konflikt me armë në Laç, policia shmang tragjedinë mes dy familjeve
Email i avokatit të Shqipërisë: Spekulim me Metën, s’është përmendur si përfitues parash apo praktika korruptive »
Article Logic
Execution time: 0.012029886245728
array(1) { ["section"]=> string(109) "afera-cez-dia-newsbomb-al-zbardh-deshmine-e-ish-drejtorit-te-cez-ja-njeriu-qe-me-prezantoi-me-ismailajn-20252" }