‘Afera CEZ-DIA', Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për Kastriot ISMAILAJN

Publikuar tek: aktualitet, më 09:16 10-10-2019 ‘Afera CEZ-DIA', Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për Kastriot ISMAILAJN Kastriot Ismailaj

Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për Kastriot Ismailajn, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.

Ka qenë Prokurori Sajmir Hysi ai i cili kërkoi pushimin e çështjes për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Kujtojmë se Ismailaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua 12 maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policine e Shtetit per vepren e mashtrimit ne shuma te medha dhe pastrimit te produkteve te vepres penale.

Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milion euro.

Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledhjen e borxheve ka kryer mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021261930465698
array(1) { ["section"]=> string(91) "afera-cez-dia-prokuroria-e-tiranes-kerkon-pushimin-e-ceshtjes-per-kastriot-ismailajn-181466" }