Afera CEZ-DIA / Shqipëria rrezikon të humbë edhe 135 milionë euro, zbardhet vendimi i Gjykatës së ishujve Virgin

Publikuar tek: aktualitet, më 16:19 15-10-2015 Afera CEZ-DIA / Shqipëria rrezikon të humbë edhe 135 milionë euro, zbardhet vendimi i Gjykatës së ishujve Virgin

Vendimi i Gjykatës së ishujve Virgin, ku është e regjistruar kompania e mbledhjes së borxheve “DIA”, njeh si administrator të kompanisë Kastriot Ismailajn dhe jo shtetasen Rebeca Gain e cila kishte bërë një marrëveshje me qeverinë shqiptare për tërheqje nga Arbitrazhi ndërkombëtar.

Vendimi i Gjykatës së ishujve Virgin, i publikuar nga televizioni “News24”, thotë se administrator i kompanisë “DIA” është Kastriot Ismailaj duke rrëzuar kështu marrëveshjen e OSHEE me DIA për tërheqjen nga arbitrazhi, çka do të çonte në humbjen edhe të 135 milionë eur të tjera nga shteti shqiptar.

Gazetari Artan Hoxha tha se marrëveshja e datës 4 dhjetor 2014, ku Rebeca Gain  ka bërë marrëveshje me OSHEE për tërheqje nga arbitrazhi, bie me vendimin e Gjykatës së ishujve Virgin, që njihen si paraisë fiskale, e cila nuk e njeh më Rebeca Gain si përfaqësuese të kompanisë “DIA”.

“Kastriot Ismailaj i është drejtuar Gjykatës së Ishujve Virgin ku është regjistruar DIA, dhe gjykata shkresa e së cilës i është drejtuar gjykatës së arbitrazhit më 31 gusht 2015, njeh si administrator të DIA, Kastriot Ismailajn”, tha Hoxha për “News24”.

Sipas gazetarit Hoxha, edhe nëse Kastriot Ismailaj mbahet në burg, kompania DIA ëshhtë e përfaqësuar nga një shtetas izraelit, i cili është një personazh enigmatik por edhe i rëndësishëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Janë produkte bujqësore, nuk janë bomba dhe predha”, Fermerët u shpërndajnë mollë deputetëve në shenjë proteste
Aksident me vdekje, automjeti përplas motorrin »
Article Logic
Execution time: 0.013489007949829
array(1) { ["section"]=> string(115) "afera-cez-dia-shqiperia-rrezikon-te-humbe-edhe-135-milione-euro-zbardhet-vendimi-i-gjykates-se-ishujve-virgin-23202" }