Afera CEZ-DIA / Votimi për hetim ndërkombëtar, Berisha: Mungova pasi u keqkuptova

Publikuar tek: politike, më 12:16 02-10-2015 Afera CEZ-DIA / Votimi për hetim ndërkombëtar, Berisha: Mungova pasi u keqkuptova

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sqaruar nëpërmjet një postimi mungesën e tij ditën e djeshme gjatë votimit në Parlament të projektligjit nga Partia Demokratike për hetim ndërkombëtar të aferës korruptive CEZ-DIA.

Projektligji i PD-së i cili nuk arriti të marë shumicën e votave, ku mungonte edhe vota e Berishës dhe kryeministrit Ramës, kishte si qëllim hetimin ndërkombëtar me procedurë të përshpejtuar.

Berisha shprehet se nuk ka asnjë tërheqje nga hetimi ndërkombëtar por mungesa e votës së tij ishte si pasojë e një keqkuptimi.

“Mungesa ime dje në votim kishte shkak të vetëm një keqkuptim timin mbi procedurën dhe mënyrën e votimit pasi mazhoranca në mbledhjen e konferencës seë kuvendit me absurditet e kishte cilësuar projektligjin si organik, pra që duhet të votohet me 3/5.

Të gjitha komentet e papagajve të qeverisë, të dëshmitarëve të saj të rremë që nxijnë me praninë e tyre në studiot televizive por dhe të eklektikëve dhe relativistëve pra kripto-avoketërve të qeverisë janë absolutisht pa baza”, shkruan Berisha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025557994842529
array(1) { ["section"]=> string(83) "afera-cez-dia-votimi-per-hetim-nderkombetar-berisha-mungova-pasi-u-keqkuptova-22173" }