Afganistan: Sulm me bombë në afërsi të zyrës së kandidatit për zv/president

Publikuar tek: bota, më 23:33 28-07-2019 Afganistan: Sulm me bombë në afërsi të zyrës së kandidatit për zv/president Shpërthimi me bombë në Afganistan, foto AP

Në afërsi të zyrës së kandidatit për zëvendëspresident të Afganistanit, Amrullah Saleh, ka shpërthyer një bombë. Ky sulm vjen pikërisht teksa në Afganistan sot nisi zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 28 shtator.

Saleh në këto zgjedhje po kandidon si zëvendës i presidentit aktual afgan, Ashraf Ghani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi tha për Radion Evropa e Lirë se një sulmues është futur në ndërtesën e partisë së Saleh pas shpërthimit dhe është përleshur me forcat e sigurisë afgane, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dëshmitarët thanë për Radion Evropa e Lirë se e kanë parë Salehun duke u evakuuar nga ky kompleks në Kabul, teksa brenda ndërtesës kishte përleshje të armatosur.

Sipas informacioneve të para, të paktën një person është vrarë nga shpërthimi i bombës dhe të paktën 13 të tjerë janë plagosur.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ndodhi vetëm disa orë pasi Ghani nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale duke insistuar se “paqja është duke arritur” dhe se bisedimet me talibanët “do të zhvillohen.

Këto komente Ghani i bëri gjatë një tubimi në Kabul. Ai po garon për një mandat të dytë në postin e presidentit. Në këto zgjedhje ai do të përballet me 17 kandidatë të tjerë.

Më herët sot gjatë ditës, talibanët hodhën poshtë një deklaratë nga një ministër afgan, i cili ka thënë se shpreson që gjatë këtij muaji, Qeveria afgane dhe talibanët do të zhvillojnë bisedime direkte.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012682199478149
array(1) { ["section"]=> string(81) "afganistan-sulm-me-bombe-ne-afersi-te-zyres-se-kandidatit-per-zv-president-173637" }