Afrim Krasniqi tregon të vërtetën e hidhur: Populli vdes për partitë, harron se çdo javë ka të vdekur në Bulqizë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:27 30-01-2018 Afrim Krasniqi tregon të vërtetën e hidhur: Populli vdes për partitë, harron se çdo javë ka të vdekur në Bulqizë

Në emisionin "Tonight Ilva Tare" në OraNews mbrëmjen e djeshme, u analizua post protesta e 27 janarit ku mes të ftuarve ishte dhe politologu dhe drejtori i Institutit Shqiptar për Studimet Politike Afrim Krasniqi. 

Sakaq, duke folur për kauzat për të cilat shqiptarët ngrihen në protestë Krasniqi u shpreh se shqiptarët e kanë më të lehtë të ngrihen në protestë për partitë se sa për probleme sociale.

“Ajo çfarë dua të them me zë të lartë është fakti që ky popull vdes për partitë, del në protesta për partitë por sa herë që janë thirrur për gjëra civile nuk kanë pranuar të dalin."- është shprehur politologu.

Krasniqi është shprehur se populli duhet të reagojë për çështje që prekin interesat e tyre. Ndërkohë ka marrë shembullin e minatorëve në Bulqizë për të cilët u shpreh se deri tani kanë vdekur 21 persona dhe askush nuk ka dalë të protestojë.

“Çdo javë ka nga një të vdekur, nuk keni parë asnjë protestë. Pse? Sepse 5 kompani që kontrollojnë Shqipërinë sot, që kontrollojnë midis të tjerave edhe minierën, që kanë lidhje politike në të gjithë krahët politikë dhe janë koncesionarë dhe ata vendosin për fatin e liderave politike, jua kanë mbyllur gojën dhe blejnë 5 organizatorë që nuk lejojnë as sindikata, as shoqëri civile dhe as mediat të shkojnë atje.’- është shprehur Krasniqi.

Më shumë nga deklarata e Afrim Krasniqit në emisionin “Tonight”:

Është kaq e thjeshtë. Pse nuk bëhen protestat në qytete të tjera të Shqipërisë? E dini që në Bulqizë kanë vdekur deri tani 21 minatorë? Çdo javë ka nga një të vdekur, nuk keni parë asnjë protestë. Pse? Sepse 5 kompani që kontrollojnë Shqipërinë sot, që kontrollojnë midis të tjerave edhe minierën, që kanë lidhje politike në të gjithë krahët politikë dhe janë koncesionarë dhe ata vendosin për fatin e liderave politike, jua kanë mbyllur gojën dhe blejnë 5 organizatorë që nuk lejojnë as sindikata, as shoqëri civile dhe as mediat të shkojnë atje. 

Këtu fillon a,b,c-ja. Se ky luksi i konfliktit në Tiranë është konflikt luksi. Aty janë njerëz që dalin të veshur në mënyrë luksoze, me paisje luksoze, e kamera luksoze dhe hajde të komentojmë sesi u sollën disa njerëz luksozë në Tiranë. Kur flet për të varfërit duhet të jesh i varfër, kur flet për shpresën duhet të ofrosh shpresë. Kur flas për të varfër dua që në podium të dalë vërtet njëri nga ata që nuk ka ushqim në për kalamajtë dhe të tregojë sesi jeton. Sepse gjëja më interesante e gjithë mitingut ishte deklarta Zaganit. Ajo për mua ishte më e trishtueshme ishte një njeri që thoshte më ka dëbuar vendi im sepse desha të denoncoja një rast që sot e gjithë bota e pranon që është akt kriminal. Është kaq e thjeshtë historia dhe unë duke e parë të tillë kam pritshmëri shumë të larta. Kush janë pritshmëritë? Nuk i mungon asgjë opozitës, e para të mos bëjë gabimet që ka bërë. Çfarë do të thotë? Nuk i marrim seriozisht por jemi të detyruar që për shkak të emisionit ti marrim seriozisht. Keni parasysh që PD-ja ka dy nënkryetarë dhe njëri prej tyre ka dhënë një deklaratë para ca ditësh që të them të drejtën edhe pijaneci më i madh i lagjes nuk e jep, duke fyer çdo njeri që ka kritikë në këtë vend me fjalë që nuk kanë lidhje me politikën.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071489810943604
array(1) { ["section"]=> string(117) "afrim-krasniqi-tregon-te-verteten-e-hidhur-populli-vdes-per-partite-harron-se-cdo-jave-ka-te-vdekur-ne-bulqize-108515" }