Afro 2 vjet nga ‘ngrirja’ e bisedimeve, rinis sot dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Publikuar tek: rajon, më 08:00 16-07-2020 Afro 2 vjet nga ‘ngrirja’ e bisedimeve, rinis sot dialogu mes Kosovës dhe Serbisë FotoMontazh: Hoti - Vucic

20 muaj pasi bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u bllokuan, sot ky proces do të rinisë me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të takohet me Presidentin Vuçiç në orën 16.00, i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik. Ndërmjetës i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu do të fillojë në orën 16:00″, thuhet në njoftim.

“Përfaqësuesi i lartë do të japë një deklaratë për media para fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, në fund të takimit. Për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirus, nuk do të ketë qasje të mediave në ndërtesën e EEAS-së”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097830295562744
array(1) { ["section"]=> string(85) "afro-2-vjet-nga-ngrirja-e-bisedimeve-rinis-sot-dialogu-mes-kosoves-dhe-serbise-213970" }