Afron “Hëna e përgjakur”, shtohen teoritë e fundit të botës

Publikuar tek: bota, më 18:15 25-09-2015 Afron “Hëna e përgjakur”, shtohen teoritë e fundit të botës

Vëzhguesit e yjeve do të shohin nga qielli këtë fundjavë për të vëzhguar fenomenin e veçantë të superhënës së përgjakur. Por ata më dyshues do të jenë në pritje të “fundit të botës”.

Hëna e kuqe, e shkaktuar nga Hëna e re e cila shënjon distancën më të shkurtër me Tokën këtë vit është kombinuar me një eklips hënor, çka ka ndodhur vetëm 5 herë që prej vitit 1990.

Ajo që është edhe më “tronditëse” është se Hëna e përgjakur do të ndodhë në intervalin e katërt 6-mujor që përkojnë me festat biblike, e quajtur ndyshe edhe “tetrad biblike”.

Gjatë historisë, këto evente janë shoqëruar me ngjarje madhore. Por për besimtarët e zjarrtë dhe konspiracionistët, këto eklipse sinjalizojnë fundin e botës, apo ditën e gjykimit.

Ata e lidhin këtë fenomen me një pasazh nga Bibla ku shkruhet: “Dielli do të shndërrohet në errësirë, dhe hëna në gjak, përpara ditës së madhe dhe të mterrshme që Zoti to vijë”.

Sipas shkrimtarit John Hagee , tetradat biblike kanë ndodhur vetëm disa herë në 2000 vite dhe gjithmonë në përputhje me ngjarje madhore fetare.

Edhe pse tetradat janë të rralla, Nasa thotë se struktura e tetradave është shumë e rastësishme dhe se në shekullin e 21 do të ketë 8 të tilla. Shkencëtari i Nasa, Noah Petro tha se e vetmja gjë që do t’i ndodhë atyre që besojnë në fundin e botës është se të nesërmen do të zgjohen me dhimbje qafe pasi ta kenë mbajtur shikimin nga qielli tërë natën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023782014846802
array(1) { ["section"]=> string(62) "afron-hena-e-pergjakur-shtohen-teorite-e-fundit-te-botes-21660" }