Afron sezoni turistik, nis pastrimi i plazheve në vend

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 11-04-2015 Afron sezoni turistik, nis pastrimi i plazheve në vend

Në prag të çeljes së sezonit turistik 2015-të, Korpusi i Vullnetarëve dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit kanë nisur te shtunen, aksionin për pastrimin e plazheve të ndotura  në vend, duke filluar nga plazhi i Spillesë, në Kavajë.

I pranishëm në këtë aksion ishte dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj, i cili lançoi edhe planin e masave për sezonin turistik 2015, që do të mbështetet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ministria qe ai drejton dhe institucionet e linjes.

Ministri Ahmetaj u shpreh për mediat se, plani i masave për sezonin turistik 2015 është përgatitur dhe tashmë pritet që ai të zbatohet në terren. Aksioni ka nisur nga plazhi i Spillesë, në Kavajë për të vazhduar në ditët në vijim edhe në plazhe të tjera, të ndotura në vend. Pastrimi i plazheve në të gjithë vendin do t’ju ofroje  të gjithë turistëve vendas apo të huaj pamjen e duhur të bregdetit shqiptarë. Ministri Ahmetaj tha se, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë janë marë masat për vendosjen e ambulancave mobile në zonat e plazheve, ndersa po punohet intensivisht në të gjitha drejtimet për tu mundësuar vizitorëve pushime sa më të mira në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Liqeni i Fierzës ndotet nga mbetjet plastike
Ambasadori shqiptar në Prishtinë: Shqipërisë nuk i intereson reagimi i Serbisë »
Article Logic
Execution time: 0.013755798339844
array(1) { ["section"]=> string(58) "afron-sezoni-turistik-nis-pastrimi-i-plazheve-ne-vend-8446" }