Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave, Prokuroria letër të dytë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:05 11-09-2019 Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave, Prokuroria letër të dytë Agim Kajmaku

Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku dorëzon zyrtarisht në polici shenjat e gishtave.

Mësohet se Prokuroria ka dërguar një kërkesë të dytë në shtëpinë e Kajmakut dhe pas kësaj, ky i fundit është paraqitur në polici.

Njësia e dekriminalizimit i ka marrë shenjat e gishtave të Kajmakut që më 3 shtator dhe do t’i krahasojë me ato që pritet të vijnë nga Greqia.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e figurës së kryebashkiakut i Vorës, pasi pretendojnë se ka qenë i dënuar në Greqi dhe është dëbuar.

Pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se Kajmaku nuk i ishte përgjigjur kërkesës së saj për të dhënë shenjat e gishtave, ndërsa kryeprokurorja Arta Marku fajësoi postën se ka ngatërruar adresën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070559978485107
array(1) { ["section"]=> string(71) "agim-kajmaku-dorezon-shenjat-e-gishtave-prokuroria-leter-te-dyte-178047" }