Agimi i Artë prish paradën, arsyeja nxënësja ekselente shqiptare që duhej të mbante flamurin kuqezi (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 30-10-2017 Agimi i Artë prish paradën, arsyeja nxënësja ekselente shqiptare që duhej të mbante flamurin kuqezi (VIDEO)

Ekstremistët e Agimit të Artë në Greqi kanë prishur paradën shkollore.  Arsyeja është një nxënëse ekselente shqiptare e cila duhej të udhëhiqte paradën me flamurin kuqezi.

Rreth 20 ekstremistë të cilët mbanin veshur bluza ku shkruhej “Hellas Ultras: kanë hyrë mes paradës duke bërtitur me të madhe: “Ne jemi grekë dhe flamurin e mbajnë grekët”.

E gjithë kjo çoi në tensionimin e situatës dhe largimin e njerëzve nga parada, të cilët të frikësuar nga njerëzit e Agimit të Artë kanë braktisur gjithçka.

Menjëherë ka reaguar partia Syriza duke dënuar aktin sikurse edhe ministria e Arsimit.

“Aktet e patriotizmit ekstrem nuk kanë vend në shoqërinë greke. Flamurin kanë të drejtë ta mbajnë të gjithë fëmijtë që ndjekin sistemin tonë arsimor”, thuhet në deklaratat e tyre.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grushta xhaxhait për pronën, përfundon në burg i riu nga Elbasani (EMRI)
PAMJE TË RËNDA-Shikoni ç’po ndodh këtë mëngjes në Spitalin Ushtarak (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010359048843384
array(1) { ["section"]=> string(110) "agimi-i-arte-prish-paraden-arsyeja-nxenesja-ekselente-shqiptare-qe-duhej-te-mbante-flamurin-kuqezi-video-97692" }