Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Publikuar tek: bota, më 18:33 17-01-2021 Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit Ilustruese

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në një vendim të marrë ditën e sotme ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit.

Shkencëtari Ermolaos Ververis u shpreh për Reuters se ka shumë interes nga komuniteti shkencor dhe industria ushqimore në sektorin e insekteve të ngrënshëm.

“Ka shumë avantazhe për mjedisin dhe ekonominë zëvendësimi i burimeve tradicionale të proteinave (mishi i kafshëve) me burime që kanë nevojë për më pak kosto. Kosto dhe çmime më të ulëta do të çojnë në përforcim të sigurisë ushqimore dhe kërkesat e reja do të hapin gjithashtu mundësi të reja ekonomike”, deklaroi Ververis.

Në shumë vende të botës qytetarët konsumojnë insekte, madje ka edhe restorante që shërbejnë vetëm insekte.

Në krahasim me mishin, insektet kanë më shumë proteina sesa yndyrna, ndërkohë që kanë avantazh pasi rriten dhe riprodhohen më shpejt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhduket 'Pacienti Zero' në Kinë, vijojnë kërkimet për shkencëtaren e parë që u infektua me Covid-19 nga laboratori i Wuhanit, akuzat e Trump
Armë zjarri dhe municion, arrestohet personi që do ‘merrte’ pjesë në inagurimin e Joe Biden si president »
Article Logic
Execution time: 0.013317108154297
array(1) { ["section"]=> string(99) "agjencia-europiane-e-ushqimit-merr-vendimin-krimbat-jane-burim-i-sigurt-ushqimi-per-njerezit-235356" }