Agjencia shtetërore turke e lajmeve nxjerr zbuluar vendndodhjen bazave të SHBA në Siri

Publikuar tek: bota, më 22:29 19-07-2017 Agjencia shtetërore turke e lajmeve nxjerr zbuluar vendndodhjen bazave të SHBA në Siri

Turqia është hakmarrë ndaj mbështetjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë luftëtarëve kurdë në Siri, duke publikuar përmes agjencisë shtetërore të lajmeve turke vendndodhjen e bazave amerikane dhe forcave speciale në Veri të Sirisë.

Veprimi i “Anadolu news agency” është komentuar si joprofesional dhe që vë në rrezik sigurinë e forcave të Koalicionit.

Anadolu raportoi sot se SHBA ka 10 baza ushtarake në Veri të Sirisë të cilat i asistojnë luftëtarëve të YPG-së kundër Shtetit Islamik, transmeton Newsbomb.al.

Por Turqia insiston se milicia e YPG-së është e lidhur me Partinë Popullore Kurde (PPK), të cilën Turqia, SHBA dhe BE e kanë listuar si organizatë ekstremiste.

Agjencia turke raportoi se bazat amerikane janë të fshehura për arsye sigurie, megjithatë vijoi të thotë se ato ndodhen në Al-Hasakah, Kobane, Manbij dhe Raqqa.

Ekspertët thonë se kjo lëvizje e Turqisë mund të dëmtojë rëndë marrëdhëniet e saj me NATO-n.

Më tej në raportin e Anadolu jepen pozicionet e sakta të bazave dhe vendndodhja e saktë e trupave elite amerikane dhe franceze, madje edhe numrin e tyre.

Koloneli amerikan Joe Scrocca, drjetor i marrëdhënieve me publikun për koalicionin anti-ISIS, tha se “publikimi këtij informacioni është profesionalist e papërgjesgjshme dhe mund të vë në rrezik trupat e koalicionit”. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071380138397217
array(1) { ["section"]=> string(92) "agjencia-shteterore-turke-e-lajmeve-nxjerr-zbuluar-vendndodhjen-bazave-te-shba-ne-siri-86701" }