Agjent në pistën e avionëve, Gjykata liron Hasan Kanacin, i dyshuar si pjesë e grupi që grabiti rreth 7 milionë euro në Rinas

Publikuar tek: aktualitet, më 20:07 28-12-2019 Agjent në pistën e avionëve, Gjykata liron Hasan Kanacin, i dyshuar si pjesë e grupi që grabiti rreth 7 milionë euro në Rinas I dyshuari si pjese e grabitesve te Rinasit, Hasan Kanaci

Gjykata ka vendosur të lirojë nga burgu Hasan Kanacin, i arrestuar disa muaj më parë si pjesë e grupit që grabiti rreth 7 milionë euro në barkun e një avioni, në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”.

Sipas informacioneve paraprake, nga verifikimi që i është bërë parave të gjetura në shtëpinë e 48 vjeçarit Kanaci, ka rezultuar se ato nuk kanë pasur lidhje me paratë e grabitura në Rinas. Hasan Kanaci ishte i punësuar në Aeroportin e Rinasit, dhe në datë 9 prill të këtij viti është parë brenda në pistën e avionëve.

Edhe kur ka dalë para Gjykatës për masën e sigurisë, 48 vjeçari ka qëndruar i heshtur, ndërsa ka pohuar vetëm se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Në njoftimin e Policisë për arrestimin e tij, Blutë e Tiranës bënin me dije se në shtëpinë e Hasan Kanacit ishte sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.

“Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit: • H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim" " Grupi i strukturuar kriminal" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", thuhej në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I shpëtoi mrekullisht tërmetit, 13 vjeçari me aftësi ndryshe ëndërron të bëhet mjek: I tregon stafit të Ramës dhuratën që do për festa (VIDEO)
Denoncimi/ Drejtori i Spitalit të Laçit përdor karburantin e institucionit për mjetin e tij (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011257886886597
array(1) { ["section"]=> string(130) "agjent-ne-pisten-e-avioneve-gjykata-liron-hasan-kanacin-i-dyshuar-si-pjese-e-grupi-qe-grabiti-rreth-7-milione-euro-ne-rinas-190622" }