Agjentët e DEA festa seksi me prostituta, drejt dorëheqjes kreu i DEA

Publikuar tek: bota, më 21:47 21-04-2015 Agjentët e DEA festa seksi me prostituta, drejt dorëheqjes kreu i DEA Shefja e DEA Michele Leonhart

Një zyrtar i administratës së Obamës it ha AP se kreu i Administratës së luftës kundër Drogës DEA, pritet shumë shpejt të japë dorëheqjen. 

Michele Leonhart është një agjente karriere në agjencinë e luftës kundër drogës dhe që nga 2007 është gruaja e dytë që mban këtë detyrë.

Agjentë të DEA-s sipas raporteve, kanë bërë disa festa me prostituta. Ajo u përball me shumë presion nga ligjvënësit që e pyesnin për kompetencat e saj lidhur me raportin që lidhte agjentët me festat seksi me prostituta.

Ajo u kritikua për përgjigjen e saj ndaj raportit dhe ligjvënësve duke thënë se nuk ishte e aftë të ndryshonte kulturën e agjencisë.

Zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë Josh Earnest refuzoi të komentonte të martën port ha se administrata ka shqetësime serioze për raportin e Inspektorit të Përgjithshëm. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16983103752136
array(1) { ["section"]=> string(73) "agjentet-e-dea-festa-seksi-me-prostituta-drejt-doreheqjes-kreu-i-dea-9377" }