Agjenti 007 apo James Bond flet për filmin e ri dhe lidhjen me Monica Belluccin, Craig: S’dua të jem Bond në jetë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:27 01-09-2015 Agjenti 007 apo James Bond flet për filmin e ri dhe lidhjen me Monica Belluccin, Craig: S’dua të jem Bond në jetë Daniel Craig dhe Monica Bellucci

Roli i James Bond e ka kthyer në një burrë të shëndetshëm, dhe ai e pranon këtë. Por kjo nuk e ka penguar Daniel Craig që të përcaktojë karakterin e luajtur prej tij si “seksist” dhe “shumë të vetmuar”, sipas Daily Mail. 

Craig, 47 vjeç, që ka luajtur rolin e spiunit të famshëm që nga viti 2005, i tha revistës Esquire që donte të sillte kuptim në rolin e tij të Bondit, në edicionin e ri Spectre.

Aktori thotë se roli i tij i ri gjithsesi nuk do të jetë aq seksist dhe misogynistic sa çka qenë në rolet e tjera (misogynistic- fjalë që rrjedh nga greqishtja, dhe është një person që urren dhe nuk u beson grave). Bota ka ndryshuar sipas tij.

“Unë sigurisht nuk jam ai person. Por ai është dhe çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se duhet të luash me aktoret më të mëdha dhe ti bësh ato pjesë të të mirës tek gratë në filma”.

Për herë të parë në historinë e filmave të 007, ai ka një marrëdhënie me një grua të matur, aktoren Monica Bellucci, që luan të venë e një gangster.

Dhe Daniel pranon që kur Bond kapet nga një femër atraktive, ai i jep kuptim lidhjes por gjithçka e lë më pas shumë të vetmuar.

Film ii 24-rt i Bondit do të jetë “Skyfall times 10” sipas aktorit, që thotë se do të bëjë gjithçka për fuqizimin e grave. “Ka një keqardhje të madhe. Ai ka kontakt me gra shumë të bukura, por më pas ato e lënë. Eshtë e trishtueshme” thotë Craig. “Dhe kur burri plaket, kjo nuk është perspektivë e mirë. Ai mund të ketë fantazi të mirë, kjo është e debatueshme, por në realitet, pas disa muajsh…”. Ai pranon gjithashtu se nuk do të shpenzojë kohë me karakterin që luan në film. “Nuk e di nëse duhet të shpenzoj kohë me të. Ndoshta një mbrëmje. Dhe cfarë ndodh pas disa orësh, nuk jam i sigurt”.

Vitet e fundit filmi është përballur me kriticizmin për mënyrën e trajtimit të grave, ndërkohë që kritikët janë duke kërkuar personazhin e vajzës Bond për të qenë personazhi i ri.

Duke marrë Monica Belluccin, aktoren e vjetër për të përmbushur rolin në krah të tij, drejtori Sam Mendes thotë: për herë të parë në histori, James Bond do të ketë një lidhje me një grua të matur. Koncepti është revolucionar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025446891784668
array(1) { ["section"]=> string(117) "agjenti-007-apo-james-bond-flet-per-filmin-e-ri-dhe-lidhjen-me-monica-belluccin-craig-s-dua-te-jem-bond-ne-jete-19666" }