Agjenti i CIA në pragvdekje: Unë vrava Marilyn Monroe. Disa media thonë se lajmi është trillim

Publikuar tek: bota, më 20:36 17-04-2015 Agjenti i CIA në pragvdekje: Unë vrava Marilyn Monroe. Disa media thonë se lajmi është trillim Marilyn Monroe dhe agjenti i CIA ne spital

Agjenti i CIA, Normand Hodges, ka pranuar publikisht se ka vrarë aktoren amerikane, Marilyn Monroe. Ai tha se për 41-vjet shërbim në inteligjencën amerikane ka vrarë në total 36 njerëz, ndërsa i ka likuiduar të gjithë ata për të cilët CIA besonte se përbëjnë një kërcënim për sigurinë e shtetit amerikan.

“Marilyn Monroe ishte në listën time dhe është unike, për shkak se ajo është e vetmja femër që e kam vrarë. Kur u bë kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, është dashur të likuidohet. Ne kemi pasur dëshmi se ajo, përveç John Kennedyt, ka fjetur edhe me Fidel Castros. Komandanti im, Jimmy Hayëorth, më urdhëroi që ta vras, por ajo është dashur të duket si vetëvrasje apo helmim”, tha Nomand. “Kurrë më parë nuk kam vrarë femër, por kam pranuar urdhra. Unë e bëra atë për Amerikën. Ajo ka mundur të përcjellë informacione të fshehta për tek komunistët, dhe ne nuk mund të përballojmë. Ajo duhet të vdiste dhe unë vetëm e bëra detyrën time”.

Kujtojmë se Marilyn Monroe vdiq në natën e 5 gusht të vitit 1962, ndërsa Hodges betohet se personalisht hyri në dhomën e saj, ndërsa ajo ishte duke fjetur dhe i injektoi një dozë të madhe të klor-hidratit, një qetësues i fortë i përzier me Nembutal-barbiturate.

Ai është i sëmurë rëndë në prag të vdekjes. Mediat ndërkombëtare që kanë publikuar lajmin kanë shkaktuar një seri reagimesh. Ka shumë prej tyre që tregojnë se ky është një lajm i rremë dhe nuk konfirmohet nga askush.

E ndërsa lajmi bën xhiron e botës, do të jenë autoritetet që do të vërtetojnë nëse është trillim apo e vërtetë kjo histori. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11237502098083
array(1) { ["section"]=> string(97) "agjenti-i-cia-ne-pragvdekje-une-vrava-marilyn-monroe-disa-media-thone-se-lajmi-eshte-trillim-9061" }