Agon Channel kthehet në ‘’shtetëror’’, administrator nga shteti për televizionin e Becchettit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:45 13-06-2015 Agon Channel kthehet në ‘’shtetëror’’, administrator nga shteti për televizionin e Becchettit Studiot e Agon Channel

Do të administrohet nga një menaxher të caktuar nga shteti. Ky është vendimi i gjykatës për televizionin Agon Channel, pronar i të cilit ëshët Francesco Becchetti, të cilit iu sekuestruan 60% të aksioneve në të.

Me këtë gjë do të merren administratorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara. Administratori caktuar prej tyre do të bashkëpunojë me një përmbarues gjyqësor për të marrë në administrim 60% të aseteve të TV. Nuk mendohet se mund të ndërpritet sinjali i Agon Channel, pasi 40% e aksioneve janë në dorë të aksionerëve të tjerë që nuk janë nën hetim, shkruan ''GSH".

Hetimi po vazhdon për Becchettin dhe prokuroria shqiptare ka dërguar disa letër-porosi në shtete të ndryshme, ndër të cilët edhe Italia për t’u informuar mbi burimin e të ardhurave të Becchettit. Ndërkohë që ai është në kërkim. Prokuroria po heton për pastrim parash, por ende nuk ka akuzë konkrete megjithëse hetimin po e kanalizon te kompanitë ‘’Kalivaç Green Energy’’ dhe ‘’Energy’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Persekutoi Greta Koçin, ish-shoferi personal Verian Hysaj pretendonte se e kishte grua
Dështimi i Edi Hilës në Expo Milano, piktorit të preferuar të Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.013499021530151
array(1) { ["section"]=> string(94) "agon-channel-kthehet-ne-shteteror-administrator-nga-shteti-per-televizionin-e-becchettit-13437" }