Agron Duka zbulon suksesin historik të opozitës: Asnjë hap pas!

Publikuar tek: politike, më 13:59 13-08-2019 Agron Duka zbulon suksesin historik të opozitës: Asnjë hap pas!

Kreu i PAA, Agron Duka ka dhënë mesazhin e tij, pas publikimit të dokumentit nga PD, për Valdrin Pjetrin.

Sipas PD, Pjetri është dënuar në Itali nga gjykata e Firences për trafik droge, ndërsa Duka e cilëson dekriminalizimin si sukses historik të opozitës.

"Dekriminalizimi është një sukses historik i opozitës. Asnjë hap pas!", shkruan shkurt aleati i Bashës në një postim në faqen e tij në Facebook.

Kujtojmë se PD prej javësh ka hedhur akuza të forta ndaj Pjetrit, ndërsa e cilëson atë si subjekt të dekriminalizimit dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë në krye të Shkodrës.

dukaaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033062934875488
array(1) { ["section"]=> string(68) "agron-duka-zbulon-suksesin-historik-te-opozites-asnje-hap-pas-175207" }