Agron Kuliçaj: Ju tregoj pengun e Artan Cukut dhe pse e përjashtoj pistën e hakmarrjes

Publikuar tek: aktualitet, më 07:34 12-04-2017 Agron Kuliçaj: Ju tregoj pengun e Artan Cukut dhe pse e përjashtoj pistën e hakmarrjes

“Janë ditë të trishta për policinë shqiptare”. Kështu e nis rrëfimin Agron Kuliçaj, ish-zëvëndësdrejtori i Policisë së Shtetit.

I konsideruar si “dora e hekurt” në polici, Kuliçaj rrëfen për herë të parë në gazetën Shqiptare gjithçka di rreth ekzekutimit të komisar Artan Cukut. Ai thotë se kjo vrasje është dëshmia më e qartë e shitjes së krimit që shteti u bën punonjësve të policisë. Ai thekson se pista për hakmarrje nuk qëndron dhe tregon se cili ka qenë pengu i mikut të tij.

“Pistën e hetimit për hakmarrje e përjashtoj. Duhet hulumtuar çeshtjet që ka ndjekur kryesisht në Vlorë në drejtim të goditjes së grupit të narkotrafikut dhe personave që janë ekstraduar në Itali pasi ishin në kërkim ndërkombëtar”, shprehet Kuliçaj.  

Ndërkohë i pyetur lidhur me pengun e Cukut ai thotë se: “ Ai u nda kjo jetë me mendimin se do të rikthehej në polici një ditë e për t’i shërbyer prapë me aq pasion dhe profesionalizëm ashtu si dinte. Për fat të keq ky mbeti pengu më i madh i tij, edhe pse me vendimtë formës së prerë nga gjykata, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në kundërshtim me vendimin e gjykatës refuzuan ta kthejnë në detyrë”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Punonjësit e UKT i bashkohen thirrjes mbarëkombëtare, dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë
Ndjekje si nëpër filma në Sarandë, sekuestrohet drogë në makinat luksoze (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011871099472046
array(1) { ["section"]=> string(91) "agron-kulicaj-ju-tregoj-pengun-e-artan-cukut-dhe-pse-e-perjashtoj-pisten-e-hakmarrjes-74894" }