Agron Shehaj denoncon punësimin politik dhe familjar në administratë

Publikuar tek: barometri, më 09:37 15-03-2018 Agron Shehaj denoncon punësimin politik dhe familjar në administratë

Deputeti i Partisë Demikratike, Agron Shehaj

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Agron Shehaj nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur denoncimin e tij për punësimet politike dhe familjare në administratë.

Shehaj ka marrë një shembull konkret për të vërtetuar denoncimin e tij, duke treguar rastin e ish-deputetit të PS, Ervin Koçi i cili dorëzoi mandatin e tij për t’u vendosur në krye të AMF (Autoritet i pavarur).

Në të njëjtën kohë pranë AMF, punonte dhe bashkëshorja e ish-deputetit Koçi, e cila u detyrua të jepte dorëheqjen duke falsifikuar, sipas deputetit Agron Shehaj, një konkurs punësimi.

POSTIMI Agron Shehaj:

Shikoni sesi PS-ja mbron punësimin politik dhe familjar në administratë!

Në prill, ish deputeti i PS-së dorëzon mandatin për t'u bërë kryetari i AMF-së. (Autoritet i pavarur).
https://goo.gl/njh4ss

Në AMF punon bashkëshortja e ish deputetit. Rilindja nuk pranon dy bashkëshortë në të njëjtin institucion. Duhet gjetur një vend pune⚒ për bashkëshorten.

Fare "rastësisht" hapet një vend pune tek Autoriteti i Konkurrencës, 50 metra larg AMF. Por, Rilindja kërkon procedura! Atëherë bëhet një konkurs fiktiv ku konkurron bashkëshortja dhe dy vartëse të AMF-së.

Sipas standardeve të Rilindjes dhe procedurave, vendin e punës e fiton bashkëshortja e ish deputetit. https://goo.gl/NA8yk8 
Fare rastësisht dy konkurrentët, vartës të ish deputetit dhe gjithashtu kryetar i AFM, ngrihen në detyrë.

Në perëndim do pushoheshin të gjithë ata që organizuan farsën! 
Ndërsa në Shqipëri mbrohen nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë duke thënë që edhe PD-ja e bënte këtë gjë kur ishte në pushtet.

Kjo qeveri, për sa kohë shikon prapa për të justifikuar abuzimet dhe vjedhjet?, nuk ka për të ecur kurrë përpara.

Kryetarja e AK-së shitet për një vend pune, jo më të garantojë konkurrencën në treg.

Të gjithë e dimë që punësimet në shtet bëhen me mik, por janë të papranueshme gënjeshtrat e Ramës që shpall konkurse për punësim fiktiv!

#nukjeminjesoj
#nukbehetshqiperiamebandit

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13088607788086
array(1) { ["section"]=> string(75) "agron-shehaj-denoncon-punesimin-politik-dhe-familjar-ne-administrate-113306" }