Agron Sojati flet me SHIFRA, tregon sa SHQIPTARË jetojnë në KAMPET e Sirisë dhe Irakut

Publikuar tek: aktualitet, më 14:49 24-04-2019 Agron Sojati flet me SHIFRA, tregon sa SHQIPTARË jetojnë në KAMPET e Sirisë dhe Irakut

Është duke u zhvilluar në këto momente konferenca rajonale kundër ekstremizmit.

Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm Agron Sojati, ka treguar numrin e shqiptarëve që jetojnë në kampet e Sirisë dhe Irakut.

Ai tha se të paktën 30 femra shqiptare, 16 fëmijë dhe 6 të moshuar jetojnë në këto kampe, për të cilët po punohet prej 6 muajsh për t’i tërhequr.

Ndërsa për numrin e luftëtarëve të ISIS, Sojati deklaroi se nuk ka një shifër të saktë.

“Kemi 30 gra nëpër kampet e Sirisë dhe Irakut. Në kampet e Sirisë e Irakut, 16 fëmijë dhe 6 të moshuar. Për luftëtarët e ISIS nuk kemi një numër të saktë. Kemi 6 muaj që po punojmë për t’i tërhequr nga kampet. Nuk kemi një datë për rikthimin e tyre nga kampet. Qeveria po e trajton me seriozitet e përgjegjësi këtë çështje”, u shpreh Agron Sojati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023201942443848
array(1) { ["section"]=> string(92) "agron-sojati-flet-me-shifra-tregon-sa-shqiptare-jetojne-ne-kampet-e-sirise-dhe-irakut-161691" }