Agron Tufa kërcënohet me SMS, “Live” në emision: O bastardo...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:52 27-03-2017 Agron Tufa kërcënohet me SMS, “Live” në emision: O bastardo...

Shkrimtari Agron Tufa, njëkohësisht drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, pavarësisht reagimeve të forta dhe kritikave të shumta duket i vendosur t’i shkojë deri në fund nismës së tij për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit.

I ftuar në emisionin “Njerez ne Fokus” me gazetaren Ola Bruko, Tufa u shpreh i bindur për ta çuar këtë nismë në Parlament, pavarësisht se pranon që për këtë, e kanë kërcënuar bashkë me familjen. Në emision ai zbuloi edhe tekstin e një mesazhi të ri që i kanë dërguar në celularin e tij.

“O bastardo ti akoma me lluftën e klasave merresh? Nëse e vuajtëm ne të moshuarit pse ta vuajnë dhe fëmijët tanë? Filmat janë pasqyrë e vuajtjeve të baballarëve tanë që luftuan gjatë luftës së dytë për çlirimin e Atdheut”. Ishte ky teksti i mesazhit tjetër kërcënues, që siç tha vetë Tufa, nuk e frikëson aspak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026451826095581
array(1) { ["section"]=> string(61) "agron-tufa-kercenohet-me-sms-live-ne-emision-o-bastardo-73308" }