'Agroni është mik i babait, s’më ka kërkuar se*s…'/ Thellohet SKANDALI, avokati i 'mësuesit zhigolo' tenton të ndryshojë dëshminë e nxënëses

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 19-02-2020 'Agroni është mik i babait, s’më ka kërkuar se*s…'/ Thellohet SKANDALI, avokati i 'mësuesit zhigolo' tenton të ndryshojë dëshminë e nxënëses Agron Bego

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego. 

Një djalë tregoi, sesi dy profesorë të shkollës kishin marrëdhënie intime me të njëjtën nxënëse të mitur. Ndërsa një vajzë dëshmoi, sesi e prekte profesor Agroni në mënyrë të papërshtatshme.

Madje ajo tha se profesor Agroni i kishte rregulluar një nxënëse një kolegut të tij, që quhej Vasil.

Në të njëjtën ditë që “Stop” transmetonte dy dëshmitë e reja, avokati i profesorit Agron Bego, Niko Bega, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshojë dëshminë.

Ai i thotë se do t’i tregojë vetë se çfarë të dëshmojë, ndërsa shton se duhet të pohojë se po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj sepse e kishte porosi nga prindërit. 

Shoku i vajzës-Ça po bën? Si kalove?

Avokati i Agron Begos –Si je?Avokat Niko Bega!

Avokati i Agron Begos-Tani për të hyrë në temë!

Shoku i vajzës-Më thuaj!

Avokati i Agron Begos-Unë jam Avokati i Agron Begos.

Shoku i vajzës-Ëëë… po!

Avokati i Agron Begos-Tani..i vajza, që ka bërë filmimin, ka nxjerrë emrin tënd.

Shoku i vajzës-E kam mikeshë, e kam shoqe.

Avokati i Agron Begos-Ke ndonjë ide, se si mund ta ndihmojmë? Se kam informacion, që ti ke ide kështu… kee…

Shoku i vajzës-Po ç’ide mor burrë?!

Avokati i Agron Begos – Ke fantazi… Atëherë po ta them unë, çfarë mund të përmirësojmë… Nëse XXX … vetëm XXX, jo ti… XXX do vij të deklarojë para oficerit të policisë gjyqësore, ose para një noteri, që shiko unë me Agronin kam marrëdhënie shumë të mira, sepse kanë një, dy, ja them unë, se ca duhet të thotë, një, dy, tre, katër… Dhe këto që ka thënë Agroni, realisht nuk janë kështu siç… Nuk janë kështu kështu siç është interpretuar… Por Agroni m’i ka thënë në këtë kontekst… babai im e ka mik dhe ky ka bërë çmos për mua… Nuk më ka kërkuar afera seksuale… kaq mo kaq… nuk më ka kërkuar afera seksuale dhe këto, që i ka përmendur, i ka përmendur në konfidencë… Kaq mo! Mbyllet historia… Tani ne kemi mundësi t’i zvogëlojmë gjërat. Mua një deklaratë e kësaj dreqit… eeee XXX më mbyll shumë kyçe për Agronin… Kupton? Gjërat zvogëlohen dhe ne kërkojmë pushimin e çështjes. Kupton? Dhe nuk bëhet gjyq fare, nuk vjen asnjeri nga ju më në gjyq… Shiko! Synimi im, qëllimi im është të dali Agroni i pafajshëm. Nuk më interesojnë të tjerat fare… fare o absolutisht! Fol me Avokatin e Agron Begos thuaj, të Agronit, që gjërat mos të zmadhohen, se Avokati i Agron Begos ka në dorë, që t’i grumbullojë gjërat tak në një dorë dhe pap- pap-pap… e kupton? Që mos të përhapen, se po qe se do përhapen gjërat, s’di se ku merr ajo… se kyçi kryesor është XXX.

Shoku i vajzës- Po ajo është! 

Avokati i Agron Begos-Ajo është autori kryesor. Atëherë, në qoftë se unë i marr një dëshmi XXX, thjesht XXX të thotë, që: Shiko, unë nuk jam në gjendje të mirë psikologjike dhe ashtu e kështu, kaq mbaroi filmi për të gjithë.

Shoku i vajzës – Ça thua, mo burrë?!

Avokati i Agron Begos- Dhe në aspektin… aspektin e etikës, që ka përdorur ato fjalë Agroni, pastaj le të marrë masë shkolla, siç mori në fakt.

Shoku i vajzës- Ça i bënë, ore?

Avokati i Agron Begos –Po e hoqën nga puna.

Shoku i vajzës– E përjashtuan, e hoqën?

Avokati i Agron Begos –Po pra!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074379444122314
array(1) { ["section"]=> string(139) "agroni-eshte-mik-i-babait-s-me-ka-kerkuar-se-s-thellohet-skandali-avokati-i-mesuesit-zhigolo-tenton-te-ndryshoje-deshmine-e-nxeneses-195801" }