Ahmetaj: Bizneset dhe konsumatorët fitojnë besim në ekonomi, rritet kredia

Publikuar tek: ekonomi, më 12:18 03-08-2016 Ahmetaj: Bizneset dhe konsumatorët fitojnë besim në ekonomi, rritet kredia

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se ekonomia shqiptare vijon qëndrueshëm rritjen dhe konsolidimin.  Sipas tij është rritur besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi.

“Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë, thotë ai, konfirmojnë rritjen për të pestin muaj rresht të kredisë për ekonominë. Pas përmirësimit të treguar nga indikatorët e konsumit, tregtisë me pakicë, si dhe përmirësimit të treguesit të ndjesisë ekonomike, që mat besimin e biznesit dhe konsumatorit në ekonomi, ky është një tjetër tregues i rëndësishëm që mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe arritjen e pritshmërive tona për 3.4% rritje reale për vitin 2016”, -ka thënë Ahmetaj.

Sipas tij, programi i mbështetjes së Agrobiznesit në Shqipëri i sapo iniciuar me BERZH dhe bankat e nivelit të dytë, është një tjetër faktor i rëndësishëm që do të vazhdojë ndikimin pozitiv ndaj kreditimit për njërin nga sektorët kyçë të ekonomisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022949934005737
array(1) { ["section"]=> string(78) "ahmetaj-bizneset-dhe-konsumatoret-fitojne-besim-ne-ekonomi-rritet-kredia-48606" }