Ahmetaj-Blushit: Bën sikur nuk kupton, sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksa falë kësaj qeverie

Publikuar tek: ekonomi, më 19:23 26-01-2017 Ahmetaj-Blushit: Bën sikur nuk kupton, sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksa falë kësaj qeverie

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është drejtuar Blushit duke i thënë se ai është fillestar në ekonomi.

Sipas Ahmetaj “Blushi bën sikur nuk e kupton që sot 97% e shqiptarëve paguajnë me pak taksa falë kësaj qeverie, të cilën Blushi e do të vdekur dhe për ta vrarë, është gati të shkrepë të gjithë fishekët e Saliut”.

Reagimi i Arben Ahmetaj:  

Nuk e them per here te pare qe Blushi eshte fillestar ne ekonomi. Por do ta them publikisht, sa here ky njeri ta shkruaje sipas qejfit librin e tij te llogarive te genjeshterta ekonomike. Sepse Blushi mund te kete plot te meta, por budalla nuk eshte, dhe kembengulja e tij ne padituri eshte me e rende se çdo e metë. Blushi ben sikur nuk kupton, sepse do qe te genjeje sa me shume njerezit dhe te merzise sa me shume ata qe kujton se do i shohin librat e politikave te tij te vjetra, si nje varke te re shpetimi!

Ai ben sikur nuk e kupton qe sot 97% e shqiptareve paguajne me pak taksa fale kesaj qeverie, te cilen Blushi e do te vdekur dhe per ta vrare, eshte gati te shkrepe te gjithe fisheket e Saliut. Fale taksimit te ndershem te kesaj qeverie, rreth 620 mije te punesuar ne shtet a privat, kane tre vjet qe mbajne me shume para ne xhep nga rrogat e tyre, sepse shteti u merr me pak taksa per rrogat.

E ky lehtesim eshte 120 mln USD ne vit me shume per familjet shqiptare dhe me pak per arken e shtetit.

Po s'eshte vetem kaq, sepse fitimi i te pasurve apo kapitali, siç e ngaterron Blushi, qe eshte i vetedijshem kur fantazine romaneske e perdor per te shkruar librin e genjeshtrave te realitetit financiar, taksohet 15% tek fitimi i aktivitetit e me pas 15% si dividend, e pra 30%.

 Pra, jo siç thote Blushi qe u taksoka me pak "kapitali" sesa punonjesi! Nderkohe shtresa e mesme qe ai ka marre persiper "te mbroje" ne perpjekjen per te mbrojtur mandatin e tij parlamentar duke çoroditur sa me shume njerez me perralla populiste, ka perfituar mbi 500 mln usd ne keto vite nga politika jone fiskale.

Kapitullin e sotem te librit te genjeshtrave ekonomike, e ka mbyllur duke thene mbi bazen e argumentave qe sapo hodha poshte, se kjo qeveri taksoka dhjamin me shume se trurin!

 Une i them mikut tim (se e kam edhe mik, e per dreq nuk e kursej dot me ne kete aspekt) se nese do te kishte vertet nje takse per dhjamin ne vend te trurit, me performancen e tij politike, do te kishte dhe ai kontributin e tij ne buxhetin e shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024646043777466
array(1) { ["section"]=> string(104) "ahmetaj-blushit-ben-sikur-nuk-kupton-sot-97-e-shqiptareve-paguajne-me-pak-taksa-fale-kesaj-qeverie-66768" }