Ahmetaj: Brenda 10 qershorit hapim tenderat për zonat e lira ekonomike

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 28-04-2015 Ahmetaj: Brenda 10 qershorit hapim tenderat për zonat e lira ekonomike Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik

Janë prezantuar zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik ku ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka deklaruar se brenda 10 qershorit do të hapen tenderat për zonat e lira ekonomike të cilat do të kenë lehtësira fiskale.

“Qeveria ka diskrecionin në bazë të ligjit që sektorë të ndryshëm të tjerë t’i lejojë e sektorë të tjerë të ndryshëm jo. Synimi i drejtpërdrejtë është punësimi dhe eksporti dhe jemi duke i afruar sigurinë maksimale kontraktuale atyre që do jenë brenda. Të katër ligjet, janë të harmonizuar me njëri tjetrin janë në mbështetje të investimeve të huaja e  atyre vendase”, u shpreh ministri Ahmetaj.

I pyetur mbi mënyrën se si do të bëhet zghedhja e fituesëve të zonave ekonomike ministri tha: “Këshilli i ministrave vëndos nëse x zonë do jetë zonë e lirë ekonomike  ose jo, si ishte sot rasti i Spitallës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detyrim paraqitje për Doshin, deputeti: Jam i pakënaqur, deri në fund çështjes me Metën
Në pranga 57-vjeçarja, thyente vazhdimisht karriget dhe tavolinat e një lokali në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.013547897338867
array(1) { ["section"]=> string(74) "ahmetaj-brenda-10-qershorit-hapim-tenderat-per-zonat-e-lira-ekonomike-9849" }