Ahmetaj dhe BERZH firmosin marrëveshjen për të kredituar bizneset e vogla dhe të mesme

Publikuar tek: barometri, më 08:33 28-02-2018 Ahmetaj dhe BERZH firmosin marrëveshjen për të kredituar bizneset e vogla dhe të mesme

BERZH dhe Shqipëria firmosën dje një marrëveshje për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke u ofruar një alternativë financimi. Marrëveshja, raportojnë mediat ndërkombëtare financiare, u finalizua ditën e djeshme në një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) firmosur nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe Presidenti i Berzh, Suma Chakrabarti, në zyrat qendrore të Berzh në Londër, gjatë punimeve të samitit të tretë të vendeve të Ballkanit dhe Berzh.

“Kjo marrëveshje, kombinon dy pika kritike të ekonomisë shqiptare, zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të brendshëm dhe sektorit të brendshëm. Forcimi i transaksioneve të monedhës vendase do të zvogëlojë rrezikun dhe paqëndrueshmërinë duke krijuar kushte për një ekonomi reale dhe të favorshme për rritjen afatgjatë” tha presidenti i BERZH. Në këtë memorandum parashikohet synimi i Shqipërisë për të rritur kreditimin në lekë për ekonominë shqiptare. I lancuar që në vitin 2016, synimi është për të mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme, për të rritur burimet e financimit dhe zhvillimin e tregjeve vendase, thotë Berzh.

“Rritja e kreditimit është një instrument shumë i fortë për rritjen e ekonomisë shqiptare. Nga kjo perspektivë, qeveria shqiptare është shumë e interesuar për të stimuluar aksesin për kreditim të SME-ve (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme). Kjo marrëveshje kontribuon direkt për këtë qëllim. Berzh mbetet një partner i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit financiar dhe ne shpresojmë të kemi edhe eksperienca të tjera” tha ministri i Financave Arben Ahmetaj ndërsa firmoste marrëveshjen. “Roli ekskluziv i BSH është mbështetja e kësaj marrëveshjeve. Shpresojmë që të ketë një impact pozitiv në ekonomi dhe politikat monetare, si dhe reduktimin e rriskut financiar për vendin” tha Gent Sejko, guvernator i BSH. Deri tani BERZH është një investitor i rëndësishëm në Shqipëri, duke dhënë mbi 1 miliardë euro tek rreth 80 projekte në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04558801651001
array(1) { ["section"]=> string(93) "ahmetaj-dhe-berzh-firmosin-marreveshjen-per-te-kredituar-bizneset-e-vogla-dhe-te-mesme-111716" }