Ahmetaj: Do ketë dialog me opozitën herët a vonë, ama nuk ikën Rama se do Lul Basha

Publikuar tek: politike, më 23:47 05-07-2019 Ahmetaj: Do ketë dialog me opozitën herët a vonë, ama nuk ikën Rama se do Lul Basha

Ish-ministri Arben Ahmetaj shprehet se mezhaoranca dhe opozita do të ulen në dialog, herët apo vonë nuk dihet, por që do të ndodhë.

I ftuar në Abc Neës me Mirela Milorin, Ahemtaj shtoi se Rama nuk ikën se do Basha ndaj dhe ky i fundit duhet ta njohi kryeministrin si legjitim.

'Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog. Nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën. Duke folur krimi, droga, i bën krim partisë së vet. Do gjunjëzojë një popull me dhunë? Nuk bën vaki, nuk ikën Rama se do Lul Basha. Kryeministri ynë i ka ftuar nuk i ka fyer as njërin as tjetrin, Basha vetëm akuza dhe fyerje. Kryeministri ka bërë debat dhe ironi politike, ama është lutur për dialog dhe lutje të sinqerta madje dhe direkt tha jam gati të dialogoj për të ardhmen e vendit', tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070440769195557
array(1) { ["section"]=> string(88) "ahmetaj-do-kete-dialog-me-opoziten-heret-a-vone-ama-nuk-iken-rama-se-do-lul-basha-171281" }