Ahmetaj fond shtesë për Vettingun, revoltë në mbledhje! Ministri: Mëso mos ndërhysh, pse kërcen

Publikuar tek: ekonomi, më 11:50 06-12-2017 Ahmetaj fond shtesë për Vettingun, revoltë në mbledhje! Ministri: Mëso mos ndërhysh, pse kërcen

Debate në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Ministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se ish të përndjekurit të cilët janë gjallë, deri në fund të vitit 2017, do të marrin këstin e tetë deri në masën 100 përqind.

“Deri në datën 31 dhjetor ish- të përndjekurit do të marrin këstin e tetë në masën 100% për të gjallët”, u shpreh ministri ndërsa foli edhe për një fond shtesë për organet e Vettingut.

Nga ana tjetër, Edmond Haxhinasto, në kuadër të debatit për buxhetin normativ të vitit 2017, i ka kërkuar ministrit Ahmetaj mos reduktojë fondet për bujqësinë.

“Populli e ha”, tha Haxhinasto. Ahmetaj, sakaq, është shprehur kundër krijimit të detyrimeve të prapambetura.

Përplasje për buxhetin pati edhe mes Edmond Spahos nga PD e ministrit Ahmetaj/

“Unë s’ndërpres askën. Mëso mos ndërhysh, pse kërcen?”, iu drejtua Ahmetaj-Spahos.

Debati vazhdon...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03001880645752
array(1) { ["section"]=> string(98) "ahmetaj-fond-shtese-per-vettingun-revolte-ne-mbledhje-ministri-meso-mos-nderhysh-pse-kercen-102135" }