Ahmetaj: Ja çfarë do të ndodhë me bizneset e vogla

Publikuar tek: ekonomi, më 23:19 09-10-2017 Ahmetaj: Ja çfarë do të ndodhë me bizneset e vogla

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, foli për informalizimin e ekonomisë dhe prekjen e bizneseve të vogla.

Sipas tij, asnjë biznes nuk do të mbyllet dhe informalizimi i ekonomisë do të sjellë vetëm rritjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës.

“Asgjë nuk ndryshon për biznesin e vogël, të vetmet që do të preken janë bizneset që janë të vogla e hiqen sikur nuk janë. Do të bëjmë një deklarim të detajuar për biznesin e vogël, 1 herë në 3 muaj. Thelbi është edukimi i bizneseve si tatimpagues. Këtu i dëmtuari është buxheti i shtetit dhe ekonomia e vendit. Do të mbyllet informaliteti dhe do të rriten të ardhurat në vitet në vazhdim.

Të gjithë do të hanë bukë, por jo në kurriz të shtetit dhe qytetarëve. Informalizimi i ekonomisë, sjell rritje ekonomike dhe punësimi”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035916090011597
array(1) { ["section"]=> string(55) "ahmetaj-ja-cfare-do-te-ndodhe-me-bizneset-e-vogla-95312" }