Ahmetaj inspekton punimet në Maminas, çon në fund porosinë e Ramës, i premton të moshuarës çelsat e shtëpisë deri më 15 shtator

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 14-08-2020 Ahmetaj inspekton punimet në Maminas, çon në fund porosinë e Ramës, i premton të moshuarës çelsat e shtëpisë deri më 15 shtator

Ditën e sotme ministri Rindërtimit Arben Ahmtaj ka ndjekur punimet për ndërtimin e banesave individuale, të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar në Maminas.

Teksa ka ndjekur punimet ka bërë me dije se brenda shtatorit familjen të Maminas do të marrin në dorë çelsat e shtëpisë.

Ahmetaj ka theksuar se puna në Bashkinë e Shijakut ka filluar paralelisht në të gjithë njësitë administrative dhe po rindërtohen nga e para 508 shtëpi individuale.

Ahmetaj ka takuar një 80-vjeçare, e cila jeton e vetme dhe i ka bërë premtimin se deri më 15 shtator do të ketë çelsat e shtëpisë.

“Për katër javë do marrësh çelsat, unë sot i kam thënë kryeministrit se do vija tek shpia jote. I thash që është një nënë që jeton vetëm, më dërgoi të fala. Më tha që Eltoni sot të të premtojë në sy datën që ti do hysh. Premtim për nënën dhe për kryeministrin,” tha Ahmetaj.

Ndërsa, kryebashiaku i Shijakut Elton Arbana ka premtuar se deri më 15 shtator do të hyjë në shtëpi e moshuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011766910552979
array(1) { ["section"]=> string(145) "ahmetaj-merr-sqeparin-dhe-ngul-gozhden-ne-maminas-con-ne-fund-porosine-e-rames-i-premton-te-moshuares-celsat-e-shtepise-deri-me-15-shtator-217113" }