Ahmetaj në majë të kantierit të ndërtimit në Durrës: Do jetë një nga shkollat më të mira

Publikuar tek: politike, më 14:39 05-08-2020 Ahmetaj në majë të kantierit të ndërtimit në Durrës: Do jetë një nga shkollat më të mira Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka vizituar punimet e një prej shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi” e cila në nëntor do të jetë gati për të mirëpritur 640 nxënës.

Nga maja e kantierit Ahmetaj tha se kjo do të jetë një nga shkollat më të mira që do të  shërbejë si shembull.

“Shkolla nuk do të shërbejë më me dy turne dhe jo më pa palestër dhe ngrohje.

Nxënënsit do të kenë palestrën e tyre, fushën e tyre të aktiviteteve të tyre. Kjo është një nga 143 shkollat që qeveria brenda programit të rindërtimit ka nisur ti rindërtojë.

Në shtator do të presim nxënësit e kësaj shkolle. Jam i bindur se do të jetë një nga shkolalt që do të referohet nga ana e shërbimit dhe e infrastrukturës, si një nga shkollat më të mira të rindërtuara”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010401010513306
array(1) { ["section"]=> string(94) "ahmetaj-ne-maje-te-kantierit-te-ndertimit-ne-durres-do-jete-nje-nga-shkollat-me-te-mira-216178" }