Ahmetaj nga Kuvendi: Janë akorduar 34 miliard lekë, rindërtimi përmbyllet brenda këtij viti

Publikuar tek: politike, më 13:54 09-07-2020 Ahmetaj nga Kuvendi: Janë akorduar 34 miliard lekë, rindërtimi përmbyllet brenda këtij viti Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka thënë se do të nisë së shpejti ndërtimi i banesave që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka shtuar se deri në fund të këtij viti do të ndërtohen 140 shkolla dhe 41 prej tyre sipas tij do të jenë gati deri në 26 nëntor të këtij viti.

“Janë investuar gati 18 miliardë lekë. Pra 17.5 nga buxheti, dhe 500 milionë dollarë nga donatorët privatë brenda vendit. Deri në fund të vitit, janë akorduar dhe 34 miliardë lekë, apo 340 milionë dollarë. Janë dhe 25 miliardë lekë vitin tjetër, nga donatorët privatë”, u shpreh Ahmetaj teksa pohoi se rindërtimi do përmbyllet brenda këtij viti.

“Ka nxënës që presin të futen në shkollat e reja. Kisha thënë se do të mbaronte në nëntor, ndërsa një komentues me thoshte se shkolla fillon në shtator. Por kjo ka qenë rrënuar dhe nuk kemi shkop magjik. Do ta bëjmë për 6 muaj. Nesër qytetarët e Durrësit do të marrin grantin e rindërtimit  24 milion dollar. 140 shkolla do të bëhen. 40 të tilla janë gati brenda 26 nëntorit të këtij viti”, tha ministri nga foltorja e Kuvendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011413097381592
array(1) { ["section"]=> string(96) "ahmetaj-nga-kuvendi-jane-akorduar-34-miliard-leke-rindertimi-permbyllet-brenda-ketij-viti-213334" }